Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Risi nga Google, riorganizohen kompanitë dhe krijohet… Alphabet

Gjiganti i kërkimit , Google ka njoftuar për një riorganizim të kompanive të saj, duke krijuar një kompani të re të quajtur “Alphabet”. Në krye të kësaj kompanie do të jenë themeluesit e Google, Larry Page  dhe Sergey Brin .

“Alphabet”  do të jetë në funksion të kompanive të tjera më të vogla të Google si Youtube, Android, aplikacionet dhe të tjera. Gjithashtu, pjesë e “Alphabet” do të jenë edhe disa departamente të tjera të cilat kanë vepruar si të pavarura si Life Sciences, Google X, Ëing, Google Ventures dhe Google Capital.

“Nuk jemi duke synuar që kjo të bëhet një markë e madhe përmes produkteve tjera, pasi kompanitë nën ‘Alphabet’ do të kenë pavarësinë dhe mundësinë për t’u zhvilluar vetë”, është shprehur Larry Page.

Ndërkohë, në pozitën e Page, si shef ekzekutiv te Google, tani e tutje do të jetë Sundar Pichai. Ky i fundit është pjesë e Google që nga viti 2004, ndërsa së fundmi ka qenë në pozitën e shefit të produkteve./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts