Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Warren ZIMMERMANN: Serbët dhe kosovarët, Millosheviçi dhe Rugova (viti 1996)

Nga te Sheshi
12/08/2015
në Retro
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Warren ZIMMERMANN: Serbët dhe kosovarët, Millosheviçi dhe Rugova (viti 1996)

Kjo pjesë është e shkëputur nga libri “Burimet e një katastrofe”, të Warren Zimmermann, i fundit ambasador amerikan në ish-Jugosllavi, të cilit i ra për pjesë të ishte dëshmitar i shkërmoqjes së këtij shteti, duke qenë njëherësh protagonist kryesor në negociata me udhëheqësit e atëhershëm të kësaj hapësire. Titulli është redaksional.          

Gjatë vitit 1990 nacionalizmi serb nën Millosheviçin u bë dhe më agresiv. Serbëve që jetonin jashtë Serbisë nuk u mjaftonin më që t`u mbroheshin të drejtat. Ata duhej dhe të zotëronin e të kontrollonin territoret ku jetonin, pavarësisht nga sovraniteti i mëparshëm. Këto pretendime të serbëve nuk kishin parime të qëndrueshme mbështetëse. Aty ku serbët ishin pakicë, si në Kosovë, ata kërkonin  të drejtën historike dhe jo atë si shumicë për të sunduar. Atje ku nuk gjenin dot një të drejtë të tillë historike, si në zonën e Krajinës së Kroacisë, ata pretendonin për vetëvendosje sipas parimit të shumicës. Atje ku as këto pretendime nuk kishin vend, ata gjenin të tjera, përshembull duke pohuar sovranitetin serb nga fakti se genocide kroat gjatë Luftës së II Botërore e kishte kthyer shumicën në pakicë. Është e habitshme, që Millosheviçi nuk pranonte t`u jepte shqiptarëve të Kosovës po atë të drejtë të vetëvendosjes, që ai kërkonte për serbët në Kroaci dhe Bosnje.

Faqeve të ndryshme të nacionalizmit në Jugosllavi, veçues në Slloveni dhe afresiv e ekspansionist ne Serbi e Kroaci, i shtohej një faqe e tretë në Kosovë.  Modeli për nacionalizmin shqiptar në Kosovë nuk ishte Ballkani, ai ishte lufta nga kombet e Afrikës dhe Azisë për pavarasi nga sundimi kolionalist në vitet 1950 e 1960. Strategjia shqiptare e qëndresës passive kundër sundimit serb e merrte frymëzimin nga Mahatma Gandi.

E kam vizituar Kosovën për herë të parë në vitin 1989 dhe kam shkuar shpesh. Krahina ishte në atmosferë koloniale.  Zyrtarët serbë ishin arrogantë dhe shpesh e shkelnin. Shqiptarët ishin nervozë, i ulnin zërat sikur kudo kishte mjete përgjimi. U mësova me përvojën që mikpritësit serbë të më çonin për vizitë në ndonjë projekt ekonomik si fshatrat e Potjomkinit. Nëpunës të ulët shqiptarë si zakonisht zvarriteshin nga pas të heshtur dhe të mërzitur, ndërsa ktheheshin në jetë menjëherë sapo iknin serbët dhe nxirrnin zemërimin para meje kundër politikës imperialiste serbe.

Përshtypja e parë që pata nga Prishtina, krtyeqytet lënë pas dore  i Kosovës, ishin njerëzit: mijëra shqiptarë, shumica të rinj, që shëtisnin poshtë e përpjetë rrugëve me pluhur. Në fakt kjo përshtypje ishte me rëndësi nga ana statistike, sepse shqiptarët kishin një nga lindshmëritë më të larta të Europës dhe shkallën më të lartë të papunësisë. Në një ndërtesë qeveritare të ronitur, bisedova me Rahman Morinën, një oficer policie dërdëng shqiptar, që ustallarët e tij serbë e kishin ngritur si kryetar të partisë së Kosovës; me këtë post ai ishte Xha Tom.

Morina më recitoi sikur ta kishte mësuar përmendësh, propagandën serbe rreth lirive që gëzonin shqiptarët. Por dukej shumë nervoz kur i thoshte këto gjëra, i shkonin  djersët çurg. Bëri një propozim, që nuk dukej se ndiqte porositë (dhe nuk u vu në zbatim): t`u jepej amnistia të gjithë të rinjve shqiptarë të arrestuar për nacionalizëm. Vura re se njëri nga “ndihmësit” e tij serbë e mbikqyrte me vëmendje, ndoshta për të qenë i sigurt se nuk do rrëshqiste gjëkundi. Morina nuk më ra në sy si ndonjë zëdhënës entuziast i çështjes serbe në Kosovë. Kur bëra vizitën e dytë atje, ai tashmë kishte vdekur nga një goditje në zemër. Pasuesi i tij ishte një serb.

Duke bërë një kontrast të fortë, disidentët shqiptarë të linin përshtypje të madhe: ishin të disiplinuar, të shkoqitur dhe të vendosur prerazi për të mos pranuar  autoritetin serb.  Udhëheqësi i tyre Ibrahim Rugova, ishte një nga figurat politike më të shquara që kam takuar në Jugosllavi. Një burrë modest, pothuaj i brishtë, dukej si ndonjë poet, siç dhe ishte. Shpesh qeshte më ngrohtësi dhe vazhdimisht mbante n jë shall leshi, edhe në motin më të nxehtë. Kur e pyeta përse, u hutua dhe tha se kishte lexuar diku që secili duhej të kishte diçka dalluese.

Dukej qartë se Rugova gëzonte simpatinë e shqiptarëve të Prishtinës. Kur dolëm bashkë në rrugë, njerëz të të gjitha llojeve u afruan ta përshëndesnin. Kur me çonte në restorante shqiptarësh, asnjëherë nuk bëhej faturë. Gjatë kohës së provokimeve të rënda serbe ai ia doli t`i mabnte dy million bashkëatdhetarët e tij në rrugën e qëndresës paqësore. Kur serbët futën nëpër shkolla një program serb me serbishten si gjuhë të detyruar dhe jo shqipen, shqiptarët i bojkotuan qetësisht, duke i nisur shkollat në shtëpitë e tyre. Kur serbët importuan doktorë për personelin e spitaleve shtetërore, mjekët shqiptarë ngritën klinikat e tyre private.

Gazetarët amerikanë më kishin paralajmëruar që të mos besoja gjithçka që do të dëgjoja në Kosovë, kështu që vendosa t`i bëja Rugovës një provë të së vërtetës. Duke përmendur shkeljet e serbëve kundër shqiptarëve, për të cilat kurrë zyrtarët serbë nuk kishin pranuar gjë, e pieta se si ishin trajtuar serbët nga ana e shqiptarëve, kur kishin pasur gjë në dorë përpara periudhës së Millosheviçit. “Për fat të keq, – u përgjigj ai pa mëdyshje, – janë kryer shumë krime kundër serbëve.

Nacionalizimi shqiptar në trajtën që i kishte dhënë Rugova mund të ishte pa dhunë, por ishte i vendosur. Ashtu dhe duhej të ishte, sepse ai ishte në rradhë të parë një kundërveprim  ndaj taktikave agresive të Millosheviçit. Sa më shumë e risnin presionin serbët, aq më shumë rreptësoheshin shqiptarët. Unë bëra çmos që ta bindja Rugovën që ta fuste partinë e tij në zgjedhjet serbe të vitit 1990, duke arsyetuar se hedhja poshtë e zgjedhjeve nuk do ta ndihmonte besueshmërinë e tij si demokrat. I përmenda shembuj se si një pakicë e zrjedhur e disiplinuar mirë mund ta vinte në pozitë parlamentin, siç kishin bërë irlandezët në shekullin e nëntëmbëdhjetë me Dhomën e Komunave të Britanisë, ose siç kishin bërë algjerianët me Dhomëne Deputetëve të Francës në vitet 1950. I theksova se për shqiptarët ishte e mundur ta paraqisnin çështjen e tyre në një mjedis politik armiqësor.

Rugova nuk lëshonte pe. Ai e bëri të qartë se nuk do qëndronte asnjë ditë si udhëheqës shqiptar, nëse do të ndërmerrte një hap të tillë. Tha se shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do pranonin autoritetin serb. Ishte e qartë se qëndrimi i Milloshëviçit me dorë të fortë po i shtynte shqiptarët në një rrugë pa kthim për pavarësinë e plotë nga Serbia.  /tesheshi.com/  

Të ngjashmeLajme

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Retro

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab

19/10/2021
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Retro

Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

09/11/2021
Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek
Retro

Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

09/10/2021
Lajme të tjera
“Merr fund Gjon Vusha”: Ndërron jetë aktori Elez Kadria

“Merr fund Gjon Vusha”: Ndërron jetë aktori Elez Kadria

Lajmi është që… Zaho nuk po e mëson notin

Lajmi është që… Zaho nuk po e mëson notin

Si të përgatisni siç duhet ujë me limon dhe për çfarë shërben kjo pije

Si të përgatisni siç duhet ujë me limon dhe për çfarë shërben kjo pije

TË FUNDIT

E dreqosi me Kosovën e Krimenë, presidenti kroat kritikohet nga Kievi

E dreqosi me Kosovën e Krimenë, presidenti kroat kritikohet nga Kievi

56 minuta Më parë
Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

1 orë Më parë
Zhgënjimi i sheikut saudit me Ronaldon: “I dhashë 200 milionë, ai….”

Zhgënjimi i sheikut saudit me Ronaldon: “I dhashë 200 milionë, ai….”

2 orë Më parë
Dy markat ndryshojnë partneritetin

Dy markat ndryshojnë partneritetin

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

31/01/2023
Mbappe: ku e shpenzon pasurinë futbollisti i 5-të më i paguar në botë?

Mbappe: ku e shpenzon pasurinë futbollisti i 5-të më i paguar në botë?

31/01/2023
Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

30/01/2023
Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist