Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Prapaskenat e tjera të mbledhjes së grupit të PD-së; Batuta e fortë e Genc Rulit për Bashën

“Një tokë që nuk mban pemën e vjetër, nuk mban dot as pemën e re vecse shkurre e bar”. Kjo ka qënë batuta e Genc Rulit drejtuar Lulzim Bashës gjatë debatit për sulmet e kryetarëve të PD-së në rrethe drejtuar disa ish-ministrave të qeverisë Berisha.

Një debat  i ashpër është zhvilluar sot në selinë e Partisë Demokratike, ku kryetar i Basha është gjendur në qendër të sulmeve të ish-kryeministrit Berisha dhe të ish-ministrave të tij, të cilët janë akuzuar kohët e fundit nga krerët e PD-së në katër rrethe s i shkaktarë të humbjes së partisë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe në ato të 21 qershorit.

Nisur nga deklarata e kryetarëve të PD-së së Lushnjës dhe Vlorës, të cilët  i akuzojnë ashpër ish-ministrat demokratë që sot janë deputetë, ish-kryeministr i Berisha, ish-ministrat Genc Ruli, Arben Imam i e Majlinda Bregu kanë kërkuar shpjegime nga kryetar i Basha.

Në përpjekje për të shuar zemërimin e ish-qeveritarëve, Basha ka theksuar se ky është një konflikt që sipas tij po nxitet nga mazhoranca për të hequr vëmendjen prej aferës së CEZ-it. Por menjëherë pas këtij arsyetim i ka reaguar Genc Ruli,  i cil i ka deklaruar prerë dhe qartë se akuzuesit janë drejtues të PD-së, e se  i kanë shprehur publikisht opinionet për ish-ministrat demokratë.

Me tone të ashpra, Rul i ka kërkuar prej Bashës t’ i ndalojë sulmet e paprecedenta të disa njerëzve pa kontribute në PD ndaj një elite politike që, ndryshe tyre, kanë kontribute të rëndësishme në këtë parti. Mosha nuk është argument për t’ i ndarë njerëzit në të vlefshëm dhe në të pavlefshëm, ka thënë ndër të tjera Ruli, duke theksuar se politika nuk ka moshë.   “Në se do të na bindësh se sulmet e këtyre individëve ndaj nesh nuk janë mbështetur prej jush, atëherë pse hesht dhe nuk reagon ndaj tyre. Në PD nuk ka ndodhur asnjëherë të drejtohen sulme të tilla dhe kryetar i të qëndrojë indiferent. Nuk ka ndodhur asnjëherë që PD të shfaqet kështu në këtë formë pa një qëndrushmër i politike ku secil i flet s i  i do qef i pa pikë përgjegjësie.  Ç’është kjo indiferencë e juaja?  Është pa logjikë ndarja në politikanë të vjetër dhe të rinj.  Në politikë nuk ka të vjetër e të rinj sepse politika nuk ka moshë.

“Një tokë që nuk mban pemën e vjetër, nuk mban dot as pemën e re vecse shkurre e bar?”, mësohet të jetë shprehur Ruli,  i cil i është larguar më pas  i nervozuar nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Me të njëjtin qëndrim është shfaqur edhe Arben Imami,  i cil i ka mbështetur Rulin, duke theksuar se ky sulm ndaj deputetëve të PD-së nga zyrtarë po të PD-së nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kësaj partie. Edhe Imam i e Bregu kanë kërkuar nga Basha t’ i ndalë sulmet e krerëve demokratë në rrethe ndaj deputetëve të kësaj partie, kryesisht ish-ministrave të saj.

Në fjalën e tij, Berisha e ka quajtur normale që të ketë debat të brendshëm në parti, por, sipas tij, nuk është normale që të ketë sulme të tilla denigruese ndaj deputetëve apo ndaj ish-ministrave demokratë. Kjo situatë duhet të marrë fund, është shprehur Berisha.

Në mbrojtje të Bashës janë shfaqur kryetar i  i grupit parlamentar të PD-së, Ed i Paloka, dhe nënkryetar i Edmond Spaho. Ata kanë argumentuar njësoj s i Basha, se kjo situatë është nxitur nga mazhoranca, për të larguar vëmendjen nga afera e CEZ-it. Bazuar në këtë logjikë, Paloka është shprehur se edhe arrestim i  i Ballist Morinës është bërë për të tërhequr vëmendjen nga CEZ-i.

Megjithatë, argumentim i  i tyre është rrëzuar pas fjalës së Berishës,  i cil i ka kërkuar që kjo situatë të marrë fund menjëherë, pra, të ndalen akuzat e krerëve demokratë në rrethe ndaj deputetëve demokratë, ish-ministra në qeverinë Berisha.

Ky debat në grupin parlamentar të PD-së duket se po qartëson një situatë të trazuar brenda kësaj partie. Ngjan se kryetarët e PD-së nëpër rrethe, të shënjestruar s i “koka turku” për humbjen në zgjedhje, janë organizuar kundër deputetëve demokratë, kryesisht ndaj atyre që ishin të deleguar në rrethe për të drejtuar fushatën e 21 qershorit. Në këtë mënyrë, në PD duket se po ravijëzohen dy grupe kundërshtare, kryetarët e partisë në rrethe të mbledhur rreth Bashës, dhe deputetë e ish-ministra të mbledhur  rreth Berishës.

 

Përgatiti: Luljeta Progn i tesheshi.com

auto pjese dak

Related posts