Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kur COVID “përzihet” me Ukrainën e linë e majmunëve

    Kur COVID “përzihet” me Ukrainën e linë e majmunëve

    SHBA rrëzon serbët: Kosova e Ukraina, asnjë lidhje!

    SHBA rrëzon serbët: Kosova e Ukraina, asnjë lidhje!

    A po tërhiqen rusët nga Siria për shkak të Ukrainës?

    A po tërhiqen rusët nga Siria për shkak të Ukrainës?

    Koreja e Veriut lufton koronavirusin me ujë e kripë dhe çaj

    Koreja e Veriut lufton koronavirusin me ujë e kripë dhe çaj

    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Grua modeste apo hajdute? Historia e femrës së parë kineze që fitoi çmimin Nobel në mjekësi: tradita e ndihmoi të zbulojë kurën kundër malaries

Nga Te Sheshi
07/10/2015
në Shkencë & Jetë, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Grua modeste apo hajdute? Historia e femrës së parë kineze që fitoi çmimin Nobel në mjekësi: tradita e ndihmoi të zbulojë kurën kundër malaries
7
SHPËRNDARJE

Tu Youyou është bërë femra e parë kineze, e cila ka fituar Çmimin Nobel, për punën e saj në krijimin e një medikamenti kundër malaries. Rruga e 84-vjeçares ka kaluar nëpërmjet mjekësisë tradicionale, e deri tek sukseset e saj të njëpasnjëshme.

Ajo fitoi Çmimin Nobel në mjekësi, por ajo nuk ka asnjë diplomë mjekësore universitare apo PhD.  Tu Youyou ka ndjekur një shkollë për farmakologji në Pekin. Shumë shpejt ajo u bë një kërkuese shkencore në Akademinë e Mjekësisë Tradicionale në Kinë.

Në Kinë ajo quhet fituesja e ‘te jo-ve’: nuk ka një diplomë për mjekësi, nuk ka doktoraturë dhe kurrë nuk ka punuar jashtë shtetit.

Gruaja nisi kërkimet e saj në fushën e malaries pasi u rekrutua në një mision sekret të qeverisë të quajtur “Misioni 523”. Në vitin 1967, lideri komunist Mao Zedong (Mao Ce Duni) vendosi se kishte një nevojë urgjente shteti për zbulimin e një kure kundër malaries. Gjatë kësaj kohe, malaria ishte shpërndarë në një pjesë të madhe të Kinës (dhe jo vetëm) kur ushtarët kinezë luftonin me ata amerikanë në xhunglat veriore të Vietnamit. Një mision sekret mblodhi mjaft njerëz, përgjithësisht mjekë në Kinë, për të gjetur një kurë kundër sëmundjes.

Dy vite më vonë, Tu Youyou u instruktua për tu bërë drejtuesja kryesore e Misionin 523. Ajo u dërgua në ishullin jugor Hainan për të studiuar se si malaria kishte prekur dhe kishte ndikuar në organizmin njerëzor.

Për gjashtë muaj me radhë ajo qëndroi në atë vend, duke e lënë vajzën e saj 4-vjeçare në një spital lokal, nën kujdesin e disa infermiereve. Bashkëshorti i zonjës Tu u dërgua jashtë qytetit, në një zonë të largët, për të punuar në fshat, në kulmin e Revolucionit Kulturor të Kinës, kohë e trazirave të skajshme politike.

kerkimet ne Mision 52Mjekësia tradicionale frymëzoi Tu Youyou për zbulimin kundër malaries

Kanë qenë shkrimet dhe librat e vjetër e të lashtë të mjekësisë tradicionale kineze, ato që e kanë udhëhequr Tu Youyou në kërkimet e saj, të cilat e çuan në fitimin e Çmimit Nobel. Kur Tu nisi kërkimet për një mjekim kundër malaries, ishin provuar deri në atë kohë plotë 240.000 kombinime mjekësore, të cilat nuk kishin dhënë rezultate pozitive.

Më në fund, ekipi arriti të gjente një referencë të shkurtër drejt një substance, e cila ishte përdorur për të trajtuar malarien në Kinë në vitin 400 pas Krishtit.

Ekipi izoloi një përbërës aktiv që ndodhej në bimën wormwood, artemisinin, i cili me sa dukej, kishte aftësinë të luftonte dhe asgjësonte parazitët që shkaktojnë malarien.

Ekipi testoi përbërësit e krijuar herë pas here tek pacientët e sëmurë, por asnjë prej tyre nuk dha rezultatet e dëshiruara, deri sa Tu Youyou iu kthye edhe një herë teksteve origjinale të mjekësisë së vjetër tradicionale. Pas një leximi të dytë të kujdesshëm, ajo arriti të zbulojë recetën origjinale, e cila e ndihmoi të arrinte gjithçka për të cilën kishte punuar.

bima, aremisiaTu Youyou e provoi tek vetja e saj për herë të parë medikamentin

Pasi ilaçi dhe rezultate pozitive tek minjtë dhe majmunët, Tu Youyou u ofrua vullnetare për të qenë njeriu i parë që do të provonte medikamentin e krijuar nga ekipi që drejtohej nga vetë ajo. “Si kryesuesja e grupit kërkimor, unë kisha përgjegjësinë”,- shpjegoi ajo për mediat kineze. Pasi ilaçi dha rezultate, ai u përdor tek ushtarët kinezë.

Një ‘grua modeste’ apo një hajdute? Vendoseni vetë…

Tu Youyou është cilësuar në Kinë si ‘gruaja modeste’. Puna e saj është publikuar në mënyrë anonime në vitin 1977 dhe për dekada ka marrë shumë pak mirënjohje për kërkimet e saj në Mision 523.

Në vitin 2009, Tu publikoi një autobiografi, në të cilën hedh edhe një vështrim pas, në karrierën e saj shkencore. Megjithatë, ajo u kritikua se kërkonte të merrte qendrën e vëmendjes dhe injoroi punën e kolegëve, në këtë zbulim të madh. Disa persona thonë se kanë qenë dy kërkues të tjerë, të cilët kanë zbuluar elementin sekret të trajtimit të sëmundjes, përpara se Tu Youyou t’i bashkohej Misionit 523.

Megjithatë, ajo përherë ka deklaruar se është këshilluar me një tekst të vjetër të mjekësisë tradicionale kineze, për të nxjerrë ekstraktin kryesor të medikamentit. Gjithsesi Tu Youyou është cilësuar në vazhdimësi si person që është drejtuar nga pasioni. Një kolege e saj, Lianda Li, thotë se Tu është ‘një person jo shumë i shoqërueshëm dhe shumë e drejtpërdrejtë” duke shtuar se ‘nëse ajo nuk është dakord me mendimin e dikujt, e thotë hapur’.

Një tjetër koleg i Tu, Fuming Liao, i cili ka punuar për më shumë se 40 vjet me të, e përshkruan si ‘një grua të ashpër dhe kokëfortë’.

Aq këmbëngulëse dhe kokëfortë saqë ka kaluar dekada të tëra duke studiuar tekstet e mjekësisë së vjetër tradicionale e duke i vënë ato në praktika shkencore moderne. Rezultati ishte i dukshëm: shpëtoi miliona jetë./tesheshi.com/

Pregatiti: Alba Skëndaj

Të ngjashmeLajme

Sa kushton një apartament në superjahtin më të madh në botë?
Shkencë & Jetë

Sa kushton një apartament në superjahtin më të madh në botë?

22/05/2022
Panikosja e rradhës ndër izraelitë
Të tjera

Panikosja e rradhës ndër izraelitë

12/05/2022
Aspak Anjshtajni: kush është mendja më e madhe e të menduarit në histori?
Shkencë & Jetë

Aspak Anjshtajni: kush është mendja më e madhe e të menduarit në histori?

10/05/2022
Lajme të tjera
Shyq Rreli, “De Biazi” shqiptar i mesviteve `80: ëndrrën që na e prishi greku 30 vjet më parë, nuk duhet të na e prishë serbi sot

Shyq Rreli, “De Biazi” shqiptar i mesviteve `80: ëndrrën që na e prishi greku 30 vjet më parë, nuk duhet të na e prishë serbi sot

Kërcënimi i Karaxhiç: lëmë ndeshjen qoftë edhe me incidentin më të vogël

Kërcënimi i Karaxhiç: lëmë ndeshjen qoftë edhe me incidentin më të vogël

Serbët akuzojnë se i qëlluan me gurë: Ja video e televizionit serb që tregon gjithë udhëtimin nga aeroporti… por asnjë gur

Serbët akuzojnë se i qëlluan me gurë: Ja video e televizionit serb që tregon gjithë udhëtimin nga aeroporti… por asnjë gur

TË FUNDIT

Sa kushton një apartament në superjahtin më të madh në botë?

Sa kushton një apartament në superjahtin më të madh në botë?

9 orë Më parë
Kur COVID “përzihet” me Ukrainën e linë e majmunëve

Kur COVID “përzihet” me Ukrainën e linë e majmunëve

11 orë Më parë
Si Putin synon të mund Europën me “uri”

Si Putin synon të mund Europën me “uri”

13 orë Më parë
Një “për herë të parë” në Saudi

Një “për herë të parë” në Saudi

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pse Namibia po hedh vështrimin nga Europa?

Pse Namibia po hedh vështrimin nga Europa?

22/05/2022
Pse tradita argjentinase e biftekut po futet në krizë?

Pse tradita argjentinase e biftekut po futet në krizë?

22/05/2022
OBSH për linë e majmunëve: Ç’dihet për këtë sëmundje?

OBSH për linë e majmunëve: Ç’dihet për këtë sëmundje?

22/05/2022
Serbia “dorëzohet” në Tiranë: firmos kundër Rusisë!

Serbia “dorëzohet” në Tiranë: firmos kundër Rusisë!

22/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist