Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Natasha: gruaja që tornon e komunizmit e shikon si pasurinë e saj më të madhe

by te Sheshi
15/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Natasha: gruaja që tornon e komunizmit e shikon si pasurinë e saj më të madhe

Nga Bardha Nergjoni

Ajo është një “shoqe tornitore”, një “relikë” e rrallë e komunizmit, që me punë e aftësi profesionale ka arritur t’i përshtatet fort mirë edhe kapitalizmit. Tornoja e saj, si ajo vetë, nuk pushon se punuari, pa pyetur për sisteme. Kjo, fjalë vullnetit për punë, e sidomos atij morali për të jetuar ndershmërisht….               

Ajo ka krijuar biznesin e familjes së saj  me tornon, të cilën e ka punuar një jetë të tërë. Në familje merren të gjithë me automjetet: ajo tornitore, djemtë po ashtu dhe bashkëshorti shofer autobuzi.

“Bëjmë ato gjëra që shoferët dhe mekanikët nuk mund t’i gjejnë në dyqane. Puna jonë kushton, pasi të punosh në torno nuk është e lehtë, por pak kush e kupton”, shprehet Natasha ndërsa ka shpëtuar mjetin e radhës nga sikleti i një dadoje, buloni apo pjese metalike.

Ajo është e vetmja tornitore grua në Shqipëri që vazhdon të ketë të njëjtin profesion, si në komunizëm ashtu edhe tani. Mekanikët i drejtohen asaj kur nuk gjejnë zgjidhje dhe e cilësojnë si “shpëtimtare” për shumë probleme që vetë nuk mund t’i zgjidhin. “Rrugët në këtë vend janë të dëmtuara dhe mundësitë për defekte janë më të mëdha”, shprehet ajo, ndërsa me lehtësi në tornon që e ka përfituar nga privatizimi i ndërmarrjeve, përgatit porosinë e radhës.

20160809_131824

Të tre djemtë i ka përgatitur për torno dhe familjarisht punon në ofiçinën ku është vendosur prej disa vitesh. Duart i ka me vaj e kallo, por kjo nuk e pengon që ajo të kthehet në një amvisë shtëpie, t’i shërbejë familjes së saj duke i kryer më së miri rolet familjare.

Bashkëshortët Fifo janë shembulli se si metalurgjia solli shumë familje në qytetin e Elbasanit. Natasha nga Trebinja e Pogradecit dhe bashkëshorti nga Bilishti, u njohën në shkollën profesionale 2-vjeçare për torno, në Tiranë. Nevojat për tornitorë bëri që fillimisht në Elbasan të zhvendoset i shoqi e më pas vetë Natasha. Ajo u punësua në ofiçinën e “Rruga-Ura”, ku riparoheshin automjetet e rrugëve nga e gjithë Shqipëria. Punoi për 17 vjet në ofiçinë dhe me ardhjen e demokracisë u zhvendos në një ofiçinë private. Vendosi të dalë më vete dhe bashkë me tornon e fituar nga privatizimi i ndërmarrjes iu kthye zanatit të saj. Nga ajo kohë nuk është ndalur së punuari në torno. Dalëngadalë, së bashku me djemtë zgjeroi aktivitetin duke blerë dhe një torno tjetër dhe tashmë klientët janë të vazhdueshëm.

Tashmë punon në torno prej 36 vjetësh dhe do të vazhdojë edhe për shumë kohë.

“Kam filluar punë tek ndërmarrja Rruga-Ura qysh kur isha 20 vjeç, tashmë jam 58 dhe vazhdoj të punoj në torno. Jua kam mësuar edhe fëmijëve të mi këtë lloj zanati, pasi tornoja nuk mësohet në shkollë por do praktikë. Aktualisht në shkollat profesionale bëjnë shkollë për mekanik i përgjithshëm dhe askush nuk punon në torno”.

Ndërsa e pyet se kush i bën punët e shtëpisë në familje, Natasha thotë prerë se punët shtëpiake janë të grave dhe jo të burrave, edhe kur i thua se torno nuk duket si punë për gra.

“I bëj të gjitha vetë. Punët e shtëpisë janë të grave dhe jo të burrave. Mua nuk më duket e vështirë torno, ashtu si nuk më duket e vështirë të pastroj, laj e të gatuaj për familjen time”.

Kur e pyet si e shikon të ardhmen e djemve të saj, ajo shprehet se tornoja të siguron të ardhura për të jetuar. “Djemtë janë mësuar me tornon. Punojnë bashkë me mua. Është një zanat që të siguron të ardhura. pasi automjetet do të kërkojnë gjithmonë gjëra që nuk i ka tregu. Ne jemi këtu për t’ju ardhur në ndihmë atyre edhe pse shpesh puna jonë është jo e vlerësuar sa duhet”.

20160809_131742

Natasha nuk e mendon moshën kur do të pushojë. Sot është 58 vjeç, por nuk e përmend faktin e daljes në pension.

“Sa të kem fuqi do të vazhdoj të punoj në torno bashkë me djemtë. Nuk e lë pasi tashmë më duket një punë normale dhe jo e vështirë. Nëse mësohesh me një lloj pune atëherë nuk të bëjnë përshtypje duart me graso apo vaj. Nuk më shqetëson puna në torno dhe as fakti që jam grua. Kam punuar gjatë gjithë jetës me burra si në ofiçinë ashtu edhe tani. Puna e nderon njeriun dhe rëndësi ka ta bëj mirë atë që ka marrë përsipër dhe do të jetë i respektuar nga të gjithë”.

Ndërsa formëson me lehtësi pjesë të ndryshme metalike të një makine e të jep zgjidhje edhe për gjëra të vogla, ndërkohë që e shikon tornon si pasurinë më të madhe të saj, Natasha është shembulli i gruas që zanatin e tornitores e shndërroi në një pasion që e vazhdon gjatë gjithë jetës. /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?
Sociale & Shoqëri

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Policia e Shtetit nuk pranon lazaratizimin e Shqipërisë: ja sa kanabis kemi asgjesuar

Policia e Shtetit nuk pranon lazaratizimin e Shqipërisë: ja sa kanabis kemi asgjesuar

Nga Redi SHEHU: Qejf dhe tragjedi

Nga Redi SHEHU: Qejf dhe tragjedi

Basorelievi i “Qemalit”?! Le të kujtojmë pak “Dajtin” dhe Piramidën…

Basorelievi i “Qemalit”?! Le të kujtojmë pak “Dajtin” dhe Piramidën...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni