Marko Millosheviç, i biri i Sllobodan Millosheviçit dhe Mirjana Markoviçit, ka konfirmuar se nëna e tij do të varroset në oborrin e shtëpisë së familjes në Pozharevc, duke iu përmbushur dëshira për të qenë pranë burrit të saj.
Emri i Mirjana Markoviç me datën e lindjes, është është shkruar në krah të emrit të Sllobodan Millosheviçit në gurin e varrit të këtij të fundit në oborrin e shtëpisë së familjes, që do të thotë se është planifikuar më parë që të varroset në të njëjtin vend – shkruan Veçernje Novosti, duke cituar fqinjët në Pozharevc.
Trupi i Markoviç do mbërrjë nga Rusia në Serbi të shtunë, ditë kur dhe do jetë ceremonia e varrimit
Kreu i diplomacisë serbe, njëherëshkryetar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, ofruar ndihmë në organizimin e varrimit,
Mirjana Markovic vdiq në moshën 77-vjeçare në një spital në Soçi. /tesheshi.com/