Vdekja e Bujar Lakos këtë fund të 2016-ës, ka qenë e rradhës, e një aradhe emrash të njohur të jetës publike shqiptare. Para tij, afro një muaj më parë, ishte Andrea Stefani, një personazh mjaft familjar me te gjithë, mu për shkak të pranisë së tij të shpeshtë në media dhe protagonizmit gjithashu, vdekja e të cilit tronditi jo pak opinionin, madje dhe atë pjesë që nuk e deshi për qëndrimet e tij me natyrë politike.
Por pothuajse e gjithë 2016-ta, ishte një vit funebër, e një liste të gjatë funebre, ku e lanë këtë botë artistë, publicistë, historianë, klerikë, të cilët ikën si shumëkush në këtë botë “në bindje” të ligjësisë së vendosur nga Tjetërkush, mbi jetën, lindjen dhe vdekjen. Dhe ja cilët ishin ata:
Kristo Frashëri
Arben Puto
Alfred Uçi
Gjelosh Gjokaj
Demir Hyskja
Melpomeni Çobani
Naile Hoxha
Lin Shllaku
Selim Muça
Safet Berisha
Arben Malo
Agim Neza
Ramazan Bigza
Agron Bala
Bahri Myftari
Teodor Laço
Elida Cangonji
Lazer Filipi
Gilman Bakalli
Andrea Stefani
Bujar Lako
Ndërkohë, diku larg, në Lindje, u shua Shuajb Arnauti, një prej tre mendimtarëve të mëdhenj shqiptarë të botës islame, së bashku me të ndjerët Shejh Albani dhe Abdulkadër Arnauti.
Po ashtu, edhe fiqnji ynë përtej detit pati dy ikje të bujshme, të dhimbshme për të gjithë botën: të madh Umberto Eko dhe Darion Fo-në.
Po troket 2017-ta dhe nuk dihet se sa do jetë lista-funebër e pritshme, ç’emra do të ketë aty; por duke marrë në konsideratë faktin se veç vdekjes ka dhe lindje, e që ndër këta të fundit mund të ketë njerëz me peshë për të ardhmen, shpresojmë që ata të jenë më të vlefshëm se këta që ikën e do ikin. /tesheshi.com/