Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral/Major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua gjatë një vizite në Prizren, me përfaqësues vendorë të Bashkësisë Islame në Xhaminë e Sinan Pashës.
Siç thuhet në një komunikatë, komandanti i KFOR-it iu shprehu urimet besimtarëve muslimanë, të Prizrenit dhe mbarë Kosovës, për fillimin e muajit të Ramazanit.
Ndër të tjera, Gjeneral Miglietta ka theksuar se prania e KFOR-it është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Nuk është i pari rast që ky drejtues i lartë ushtarak respekton sensitetet fetare në Kosovë; ndërkohë që anëtarë të njësive të KFOR-it në Prizren, shfaqen heraherës nëpër xhamitë e Prizrenit, duke zgjedhur të jenë prezentë në ligjëratat e ditëve të xhuma. /tesheshi.com/