Auto Dak
Auto Dak

Kjo është surpriza e pritshme nga Microsoft (video)

Microsoft ka njoftuar një risi në të afërmen: telefonin medy ekrane që paloset. Me këtë celular, gjigandi i teknologjisë amerikane pretendon të ofrojë një tjetër suprizë.

Celulari do të fillojë të shitet vitin e ardhshëm.

Menaxheri i produkteve të Microsoft, Panos Panay pretendon se nuk është një telefon celular konvencional ose diçka që është parë më herët.

“Ju nuk mund të gaboni kur përdorni këtë pajisje. Ekrani shtrihet në të gjithë sipërfaqen e tij. Për shkak të kësaj, ju mund të jeni shumë produktiv kur punoni me të. Dy ekranet do t’ju bëjnë edhe më produktiv”, tha Panay.

Ajo që e dallon këtë telefon celular Microsoft nga Samsung Galaxy Fold dhe Huaweia Mate X, të cilat gjithashtu kanë dy ekrane, është se ekranet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ekranet  mund të rrotullohen ose palosen 360 gradë. Ndër të tjera, kjo do të thotë që njëri ekran mund të përdoret për të projektuar një përmbajtje dhe tjetri si një touchpad.

Dizajni është shumë i ngjashëm me tabletin ose laptopin Neo të Microsoft, i cili gjithashtu do të dalë në shitje së shpejti.

E ky është një version më i vogël i këtij tableti ose laptopi, i cili mund të mbahet në xhep, e që gjithashtu ka funksionin e një telefoni.

Do të jetë e mundur të përdoren dy aplikacione të ndryshme në dy ekrane në të njëjtën kohë.

Surpriza e madhe është se Microsoft ka vendosur që celulari të përdorë sistemin operativ Android, jo sistemin e tij operativ Windows. Sidoqoftë, Android në këtë pajisje do të jetë i ngjashëm me Windows 10X të instaluar në Surface Neo të Microsoft. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts