Gruaja që “ndezi zjarrin” në VV, takohet “fshehtas” me Xhavit Halitin e PDK-së: ç’fsheh Aida Dërguti?

Deputetja Aida Dërguti e cila është dorëhequr nga pozitat brenda Vetëvendosjes dhe që ndezi e para përçarjet në këtë parti, është takuar të hënën me Xhavit Halitin e PDK-së, në një lokal në Prishtinë.

Deputeti Haliti ka thënë se me Aida Dërgutin e kanë pasur një takim pune, pa treguar se për çfarë pune bëhet fjalë, nëse kanë diskutuar për të kaluar në PDK apo që ta japë votën pro Demarkacionit me Malin e Zi.

“Po kemi pas punë ne diçka edhe ska naj sen aty problem. Jo more ç’farti se lus unë kërkon për PDK as për kurgja hiç, çka më intereson mu ku kalon Aida a është në PDK a ku, edhe me ardhë mirë se ardhët edhe mos me ardhë mirë. Së pari ajo është deputete edhe së dyti e kam kolege edhe pse kemi debate në kuvend s`do me thanë se ne s`mujm me pi kafe mes veti”, tha Haliti për Gazetën Insajderi.

Aida Dërguti u largua e para nga të gjitha pozitat drejtuese në Vetëvendosje, pasi që u publikuan mesazhet në Viber ku ajo e fyente Albin Kurtin.

Pas saj, edhe një numër i madh i deputetëve u larguan nga VV dhe sipas raportimeve të mediave priten edhe dorëheqje të tjera. /tesheshi.com/

Related posts