FOTO/Sot 52 vite nga vdekja e Edith Piaf, këngëtarja e pavdekshme franceze

Ishte 10 tetori i vitit 1963 kur në Costa Azzurra, Edith Piaf u shua pas një jete të vështirë dhe të rrethuar nga suksese të mëdha që e kanë bërë atë përjetësisht të pavdekshme.

Ndër këngët e saj që kanë ngelur tek audienca e gjerë renditen “La vie en rose”, “Non, je ne regrette rien” etj. Edhe pse një këngëtare e paharruar, ajo nuk ka pasur një jetë aspak të thjeshtë, por të mbushur me vuajtje e fatkeqësi, duke nisur që nga varfëria në fëmijëri, vdekja e fëmijës së parë, depresioni dhe një aksident në rrugë që për të ishte fatal.

Në galerinë e mëposhtme po rendisim disa prej fotove më të mira (edhe të papublikuara më parë) të këngëtares me zërin brilant./tesheshi.com/

Related posts