Auto Dak
Auto Dak

Enkelejd Alibeaj: Politika duhet të mbushet me pak moral!

 

Nga Eva Gjura

Kandidati i opozitës për bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj, gjatë një interviste për  ‘tesheshi.com’ tregon arsyet pse ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj gare. Ai është shprehur se në garë është futur për të fituar. Gjithashtu ai kërkon nga qytetarët fierak që të mos bëjnë zgjedhje prej mllefit, por të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Pas disa posteve mjaft të rëndësishme që ju keni mbajtur gjatë këtyre viteve, gara për postin e Kryetarit të Bashkisë së Fierit është sfida juaj e radhës. Pse e pranuat?

Origjina ime është nga Mallakastra e Fierit, dhe kjo është një nga motivet personale, siç kam edhe nga ato motive jo-personale, për të cilat unë nuk mund t’i thoja jo kësaj sprove. Dua të provoj gjithashtu një ballafaqim me këta banorë. Gjithashtu kam hyrë në garë për PD dhe sigurisht për te fituar Fierin, pasi janë dy komponentë që nuk mund të ndahen.  Ka pasur nga e djathta një lloj miti që në Fier është e vështirë dhe kjo ka bërë një lloj stepje për ta tentuar seriozisht një garë dinjitoze. Ndërsa e majta ka pasur të kundërtën pasi ka pasur gjithmonë një mbështetje të madhe, ama rezultati është zero. Kjo nuk është një lloj sfide me karakteristikat e një eposi heroik, pasi nuk është e tillë. Fieri është një sipërfaqe e ngjyrosur shumë politikisht. Duhet të gjej gjuhën e komunikimit me gjithë këtë komunitet, me gjithë këtë trajektore, do duhet ta trajtoj me delikatesën e munguar deri tani. Kjo sfidë, kjo garë ka potenciale të forta e djathta.

Si është pritur emri  juaj në Fier?

Dozat e entuziazmit janë ende. Sigurisht, një lloj zemërate ndaj qeverisjes aktuale ka, por edhe nga PD ankesat kanë gjurmë të freskëta, nuk mund ta mohoj. Por ajo që unë dua është që të mos ketë zgjedhje prej mllefi, por të bëjnë zgjedhjen e duhur. Këtë dua nga qytetarët.

Cila është platforma juaj, vizioni juaja për bashkinë e Fierit?

Ne kemi ngritur një strukturë me jo më pak se sa 17 grupe, të cilat janë duke punuar secila për fokuset që do të bëjnë pjesë në programin tim, si bujqësia, urbanistika, nafta e shumë të tjera. Tej këtyre fushave, problem më i madh është mënyra se si do të menaxhohet. Është më se normale të këtë pikëpyetje të mëdha. Sensibiliteti është i drejtë, ajo që duhet të ndryshojë është leksiku i përdorur, mendoj se nuk duhet të përdoret pushteti vendor, duhet te ndodhë edhe ri-dimensionimi i të bërit politikë në dimension lokal dhe administrim sa me pranë qytetarit. Ka vetëm një mënyrë sesi mund të tregosh se si do të jete modeli i ri qeverisës. Është qasja e pushtetit, qasja e motorit më të fuqishëm administrues të bashkisë, se të administrosh një komunitet, ai menaxhohet nëpërmjet dimensioneve të mëdha. Partneriteti publik privat është zgjidhja e vetme në filozofinë time si bazë. Dimensionet e mëdha të një territori, të çdo lloj bashkie aq më tepër të Fierit, kanë mundësi për të funksionuar në mënyrë autonome. Nga sot e deri 21 qershor besoj se kapaciteti i ekspertizës të atyre fushave, që ka me bollëk qoftë të naftës, bujqësisë, industrisë, janë duke ravijizuar qartësisht projekte të realizueshme për programin tim dhe te PD për Fierin.

Përballja me z. Subashi, do të jetë programore apo edhe personale?

Absolutisht jo. S’do të ketë përballje personale. Politika duhet të mbushet me pak moral. Më duhet të theksoj se unë nuk e kam garën me z. Subashi apo z. Çaçi, por e kam me publikun fierak, me mosbesimin e tyre. Kam idenë se nuk mund ta blejmë dot votën e tyre duke i mëshuar zemëratës së tyre. Njerëzit kërkojnë ide të qarta. Kjo është filozofia ime.

Si do t`i jepni zgjidhje problemit te naftës ne Fier që prej saj të fitojnë edhe fierakët?

Duhet krijuar një marrëdhënie e sinqertë me biznesin që edhe e mira ekonomike të ndodhë me publikun. Do të jetë një marrëdhënie me tre faktorë, ku do të duhet të ruhet interesi i faktorit kryesor, i qeverisjes qendrore me publikun.

Cila do te jetë marrëdhënia juaj me TAP?

Fatkeqësisht, marrëdhënia ime e parë me TAP-in nuk është aq e gëzueshme. Pasi ndodhi ajo që një komunitet i tërë u trokit në derë për t’ju dhënë para për tokat që zotëronin. Përpos gëzimit, atyre u lindi pyetja “pse askush nuk na kanë thënë se ku ishin këto prona” . TAP-i është një fat i madh që kalon në Berat dhe Fier. Duhet parë mundësitë që jep dhe ofron, por në çdo rast, do të jetë një fat i madh. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts