Kancelarja gjermane Angela Merkel arriti që të fitojë për të katërtën herë radhazi në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Mes urimeve të shumta, nuk mund të mungonte as ai i ish kryeministrit Sali Berisha.
“Ditë e madhe për Europen dhe qendrën e saj të djathtë, Angela Merkel, zgjidhet për të katërtën here Kancelare!
Dje në Republikën Federale të Gjermanisë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të cilat u fituan për të 4ß-ën herë me radhë nga kancelarja Angela Merkel në krye të CDU/CSU. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë, Europën dhe qendrën e djathtë të saj.
Me këtë rast të dashur miq, le ti urojmë kancelares Angela Merkel, miqve tanë të partive simotra CDU/CSU suksese të medha në mandatin e ri!”, shkruan Berisha. /tesheshi.com/