Autoritetet shqiptare konfirmuan pastërtinë e vendit nga koronavirusi.
Ishte zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ajo e cila deklaroi se nukm ka asnjë rast të infektuar deri më tani në territorin shqiptar.
“Nuk ka asnjë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë rezultuar negativ”, tha nr.2 i shëndetësisë.
Ajo këshilloi gjithashtu duke thënë: “Nëse keni temperaturë, kollë, rrufë dhe histori udhëtimi nga vendet e prekura, telefononi në numrin 127”.
E sa për një vdekje të dyshuar në sanatorium, ajo saktësoi: “Pacienti ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin”. /tesheshi.com/