Në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus siguroi dhe njëherë Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.
“Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Tetë raste kanë rezultuar negativ pas analizave. Nga survejanca në të gjitha pikat kufitare janë vlerësuar në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë me historik udhëtimi nga vendet e prekura, por asnjëri nga ka rezultuar i infektuar.
Ata që kanë shfaqur temperatura, kollë dhe rrugë të njoftojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura”, deklaroi ajo para mediave.
Më tej ajo shtoi se të udhëtarët që vijnë nga Italia, monitormimi është në maksimum.
“Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim. Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore.
Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia nga 22 shkurti kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”, tha zyrtarja e shëndetit publik. /tesheshi.com/