Tashmë është e qartë: Dani Alves dhe Barcelona nuk kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.
Mos arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar ish-gruaja e Danit, Dinorah Santana. Oferta e fundit e Barcelonës u bë sot në mëngjes, por e cila u refuzua.
“Bisedimet janë mbyllur, Dani e mbyll kontratë me Barcelonën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Santana, shkruan Marca. Lojtari do të largohet nga klubi në verën e këtij viti. /tesheshi.com/