Tashmë është e konfirmuar: Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Qatar gjatë vitit 2022 do të luhet gjatë stinës së dimrit. Për shkak të temperaturave të larta gjatë stinës së verës, FIFA ka vendosur që ky kampionat të jetë më i veçantë dhe të zhvillohet në dimër, atëherë kur temperaturat do të jenë të përshtashme për lojë. Madje, 18 dhjetori është caktuar data e finales së Botërorit, Dita Kombëtare e Qatarit.
Ky vendim absurd i FIFA-s, ka obliguar Ligat evropiane të bëjnë rimodelimin komplet të sistemit të garave, gjë e cila pritet të shkaktojë shumë telashe edhe në merkaton e janarit. Por, një gjë tashmë është e sigurtë, Botërori i vitit 2022 do të luhet në dimër. /tesheshi.com/