Politikani italian nga radhët e socialistëve, David-Maria Sassoli u zgjodh sot në krye të Parlamentit Evropian.
Në raundin e dytë të votimit që u mbajt në Strasburg, Sassoli mori 345 vota, më shumë se shumica nga 667 sa ishin në dispozicion.
Ai la në hije politikanët konservatorë Jan Zahradil nga Republika Çeke, dhe udhëheqësen e të gjelbërve gjermanë Ska Keller së bashku me kandidaten e majtë spanjolle, Sira Rego.
Parlamenti Evropian ka një sërë kompetencash brenda BE-së, por më kryesorja prej tyre është votimi pro apo kundër Ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Evropian post në të cilin do ta zëvendësonte, Jean-Claude Junckerin.
Të martën, krerët e BE-së gjithashtu emëruan kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel për të udhëhequr Këshillin Evropian, francezen Christine Lagarde si kryesuese të Bankës Qendrore Evropiane si dhe Josep Borrell si të nomunuar për postin e shefit të politikës së jashtme. /tesheshi.com/