Ministria e Financave, deklaron në mënyrë përfundimtare se nuk do të ketë zgjerim të taksës mbi të ardhurat personale dhe tek rrogat më të vogla.
Zv-ministri i Financave, Erjon Luçi, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të dërguar tek teesheshi.com, bën të ditur se reforma fiskale është kryer dhe nuk do të ketë ndryshim.
“Duke marrë shkas nga diskutimet e ditëve të fundit mbi tatimin mbi të ardhurat personale dëshirojmë të sqarojmë publikun:
- Së pari: nuk ka ndryshim në skemën e tatimit e të ardhurave personale dhe nuk ka asnjë plan për ndonjë ndryshim të mundshëm në këtë drejtim;
- Reforma përsa i përket politikës të taksave tashmë ka përfunduar në përputhje me premtimin elektoral dhe programin e qeverisë.
3.Tashmë fokusi kryesor për zgjerimin e të ardhurave buxhetore do të mbetet lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, përmirësimi i eficiencës dhe i administrimit tatimor dhe doganor:
- Në mes të korrikut janë mobilizuar në të gjitha qytetet 500 punonjës të rinj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me synim kryesor ndërgjegjësimin për parandalimin e evazionit fiskal dhe informalitetit
- Kjo i paraprin një aksioni më të gjerë të luftës kundër informalitetit që përfshin një paketë të plotë masash që do të prezantohet shumë shpejt”, theksohet në njoftimin që mban firmën e zv.ministrit Luçi.
/tesheshi.com/