Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zonja në rozë e Koresë së Veriut: spikerja e lajmeve “bombë” e njohur si “zëri i popullit” që nuk po e shijon dot pensionin

by te Sheshi
29/11/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Zonja në rozë e Koresë së Veriut: spikerja e lajmeve “bombë” e njohur si “zëri i popullit” që nuk po e shijon dot pensionin

Zonja në rozë e Koresë së Veriut thuhet se do të jetë aty për të njoftuar edhe fundin e botës – të paktën kështu besojnë në vendin e izoluar komunist ku ajo me dekada ka njoftuar për lajmet më “bombë” të momentit dhe ato në historinë e vendit. Edhe pse tashmë në pension, ajo qëndron në gatishmëri sa herë ka lajme të rëndësishme, siç ndodhi këtë radhë me njoftimin e Phenianit se raketa e re balistike ndërkontinentale e testuar me sukses, mund të arrinte cep më cep Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raketa ndërkontinentale ka fluturuar më gjatë se çdo raketë tjetër deri më tani e kjo solli entuziazëm dhe në dhënien e lajmit, ndërsa Ri Chun-hee shpalli se lideri koreano-verior, Kim Jong-un, i cili kishte nënshkruar personalisht lëshimin e raketës, deklaron me krenari se “tani është realizuar më në fund kauza historike e përfundimit të forcës bërthamore të vendit, kauza e ndërtimit të një rakete të fuqishme”.

Lajmi ka sjellë në vëmendje një konflikt të mundshëm që kjo raketë mund të sjellë mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara e aleatëve të saj, pasi është në shkelje të sanksioneve të OKB-së. Gjithçka u përcoll nga Zonja në rozë, Ri Chun-hee e cila del në ekran sa herë ka lajme të mëdha. Madje, thuhet se apokalipsi do të transmetohet live dhe do të paraqitet për publikun nga gruaja e veshur me rozë e Koresë së Veriut.

Po kush është kjo grua? Ri Chun-hee është fytyra më e njohur e televizionit qendror koreanoverior, që shfaqet sa herë vendi ndërmerr një hap drejt përmbushjes së ambicjeve bërthamore, duke njoftuar deklaratat shtetërore me një zë bombastik dhe me pamje të gëzuar.

74-vjeçarja është e njohur si “zëri i popullit”, sigurisht edhe për veshjet e saj ngjyrë rozë. Ajo zakonisht vesh një hanbok, veshjen tradicionale koreane, edhe pse është parë edhe në kostume të stilit perëndimor, kompletuar me vata në supe dhe sigurisht në ngjyrën e saj “markë”, rozën. Zëri i saj buçitës flet për regjimin në një vend ku lideri rrallë iu adresohet njerëzve drejtpëdrejt.

Ri ka lindur në vitin 1943 në një familje të varfër në Tongchong në juglindje të Koresë së Veriut dhe ka studiuar performancë artistike në universitetin e Teatrit në Phenian. Ajo nisi të punojë për KCTV-në në vitin 1971 dhe u promovua si krye-moderatore e lajmeve vetëm tre vjet më vonë. Përgjatë disa dekadave, ajo ka arritur të shmangë bërrylat dhe i ka mbijetuar problemeve politike – që përbëjnë kurthet për çdo vend pune në Korenë e Veriut – e që i kanë dhënë fund karrierës së shumë prej kolegëve të saj.

Raportimi i saj melodramatik thuhet se fituar admirimin e liderit aktual Kim Jong-un, që është thelbësor për të mbijetuar nën atë që ekspertët e cilësojnë si regjimin më brutal deri tani. Ajo rrallë del nga stili i saj luftarak, edhe pse derdhi lotë në transmetim kur njoftoi për vdekjen e liderit të parë të Koresë së Veriut, Kim Il-sung, dhe pas tij edhe të pasardhësit dhe djalit Kim Jong-il.

Edhe pse zyrtarisht ka dalë në pension në vitin 2012, Ri ka pasur disa rikthime në ekran për njoftime të rëndësishme ushtarake dhe tashmë e kalon pjesën më të madhe të kohës duke trajnuar brezin e ri të prezantuesve.

Përpara pensionimit, ajo ishte një pamje e zakonshme e lajmeve të mbrëmjes, duke hyrë në çdo shtëpi në gjithë vendin e duke njoftuar “bëmat” e gëzueshme të liderëve: vizitat në mullinjtë e çeliktë, turet në fushat e lakrave dhe inspektimet e bazave ushtarake.

Në një profil të rrallë të vitit 2009, revista shtetërore “Chosun” raportoi se ajo jeton në luks në Phenian me burrin, fëmijët dhe nipërit.

“Zëri i saj u shndërrua në një apel, saqë kurdo që ajo fliste, në lajme, teleshikuesit prekeshin”, shkruante revista. “Kur Ri njoftonte raportime dhe deklarata, armiqtë do të dridheshin nga frika”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”
Europa

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin
Lindja e Mesme

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025
“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë
Kronikë

Next Post
Nuk janë thjesht qese plastike, ndoshta çantat më trendi të vitit të ardhshëm

Testi më i fundit raketor i Koresë së Veriut, SHBA: të përkushtuar përballë kërcënimeve

Dita e Çlirimit, nostalgjikët e Enverit shfaqen sërish

TË FUNDIT

  • Të fundit
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025
“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

21/05/2025
Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni