“Qytetarët e Tiranës nuk e meritojnë një kryebashkiak si Erion Veliaj që vë në rrezik jetën e fëmijëve për përfitimet e tij ekonomike dhe politike”, deklaroi sot deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Në një deklaratë për mediat në selinë e PD-së Voshi tha se “një javë nga shpërthimi i bombulës në çerdhen 14 në rrugën “Ali Demi” dhe tre ditë në çerdhen 16 në qendër të Tiranës në zonën e bllokut jo vetëm nuk ka asnjë reagim zyrtar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, por po bën gjithçka për të mashtruar opinionin publik”.
“Veliaj s’lë pemë, stol pa publikuar, ndërsa për rastin vazhdon të fshihet pas urdhërave për manipulimin e ngjarjeve të rënda që nxorën në dritë sa të pasigurtë janë fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës”, tha Vokshi.
“Por vetëm në një vend si Shqipëria përdoren fëmijët si fasadë e kapital politik, pavarësisht se rrezikon jetën e tyre. Qytetarët nuk e meritojnë një kryebashkiak si Erion Veliaj”, theksoi Vokshi. /tesheshi.com/