Flakët nuk kursejnë as Ardenicën, teksa raportohet se një masiv i madh pishash është duke u djegur.
Zjarri i favorizuar edhe nga terreni, temperaturat e larta dhe era, rrezikon të përfshijë të gjithë zonën, ndërsa ndërhyrja e ekipeve të emergjencave civile është e vështirë.
Burimet bëjnë të ditur se është kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri për të vënën nën kontroll flakët. /tesheshi.com/