Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zjarret në Shqipëri: në hetim mbi 20 kryebashkiakë, dyshimet e prokurorisë dhe raporti i agjensive ligjzbatuese

by te Sheshi
09/08/2017
in Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Zjarret në Shqipëri: në hetim mbi 20 kryebashkiakë, dyshimet e prokurorisë dhe raporti i agjensive ligjzbatuese

Vatrat e zjarrit përgjatë dy muajve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz, ndërsa herë pas here është dhënë alarmi për cënim të sigurisë kombëtare.

Dyshimet e shprehura publikisht nga të paktën dy ministra janë se zjarrëvëniet në shumicën e rasteve janë të qëllimshme, pavarësisht se numri i personave të arrestuar për këto ngjarje është minimal.

Çdo ditë emergjencat civile raportojnë se në rang vendi përgjatë 24 orëve evidentohen minimalisht 10 vatra zjarri, ndërsa ende nuk ka një përllogaritje mbi sipërfaqet që rezultojnë të djegura apo dëmtuara, dëmet e shkaktuara etj.

E gjithë kjo situatë duket se ka vënë në lëvizje Prokurorinë shqiptare, e cila po heton mbi pistën e zjarrëvënieve të qëllimshme. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur për tesheshi.com  se po përpunohen informacionet e mbledhura nga agjensitë ligjzbatuese në lidhje me gjithçka që ka ndodhur dhe po ndodh, ndërsa hetimi do të jetë i thelluar.

Objekt i hetimit, sipas burimeve të prokurorisë, do të jetë edhe përfitimi apo abuzimi me fondet publike dhe dëmtimi i pasurive natyrore.

Hetimet e deritanishme kanë nxjerrë në dritë se në rreth 75 % të zjarreve ato kanë qenë larg zonave të banuara, çka e bën edhe më të vështirë zbulimin e autorëve për zjarrëvënie të qëllimshme.

Por sipas burimeve, prokurorët po kalojnë në sitë veprimet dhe vendimmarrjet e kryebashkiakëve, veçanërisht përsa i takon përdorimit të fondeve për ngritjen e stacioneve zjarrfikëse dhe mbrojtjen e pyjeve dhe sipërfaqeve që kanë në territorin e bashkisë që drejtojnë.

Nga konstatimet e deritanishme rezulton se në 23-25 njësi vendore këto stacione nuk ekzistojnë, çka sipas prokurorëve mund të përbëjë konsumimin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Burimet nga prokuroria konfirmojnë se në këtë pikë grupet e prokurorëve po kërkojnë informacione të detajuara sepse stacionet zjarrfikëse nuk janë vënë në veprim, përderisa fondet e përcaktuara për këtë qëllim janë lëvruar.

Hetimi, nëse i shkohet deri në fund, mund të sjellë pasoja penale për kryebashkiakët të cilët kanë devijuar apo shpërdoruar fondet. Kjo do të thotë se ky proçes i nisur për zjarrëvëniet e qëllimshme mund të çojë në zbulimin e një skandali me përmasa të mëdha ku me drejtësinë mund të përballen për herë të parë rreth 30 % e kryetarëve të njësive vendore të të gjithë vendit.

Burimet theksojnë se në dispozicion të prokurorëve janë edhe informacionet e mbledhura nga agjensitë ligjzbatuese, madje edhe një raport konfidencial ku analizohen rast pas rasti të gjitha rastet e zjarrëvënieve, masat që duhej të ishin marrë nga pushteti vendor, veprimtaria e administratës përgjegjëse dhe deri te reagimi për shuarjen e vatrave.

Tesheshi.com ka mësuar se raporti është hartuar mbi informacione të mbledhura në rrugë operative, dëshmi dhe analizat e kryera nga agjensitë ligjzbatuese, të cilat janë vënë në lëvizje dy javët e fundit, kur edhe përmasat e zjarrvënieve janë rritur së tepërmi.

Nga përllogaritjet e deritanishme mësohet se operacionet për shuarjen e zjarreve i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 300 milionë lekë, ndërsa në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse në vend, i kanë ardhur edhe avionë dhe helikopterë të posaçëm nga Greqia dhe Italia. /tesheshi.com/

Tags: hetimekryebashkiakeprokuroriavatra zjarri

Related Posts

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Befasia pas një studimi: arsimimi i dobët i votuesve çoi Britaninë drejt Brexit

Befasia pas një studimi: arsimimi i dobët i votuesve çoi Britaninë drejt Brexit

Vetëvendosje: Veseli e Haradinaj duan kohë për të bërë pazare me deputetët

Vetëvendosje: Veseli e Haradinaj duan kohë për të bërë pazare me deputetët

3 përfitimet fantastike të trupit nga përdorimi i sodës me limon

3 përfitimet fantastike të trupit nga përdorimi i sodës me limon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni