Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja bëjnë të ditur se Zinedine Zidane ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin deri në vitin 2020.
Zgjedhja e Florentino Perez ka qenë perfeket dhe dëshironte të shtynte projektin me një marrëveshje të re.
Askush nuk e kishte vënë në dyshim që marrëveshja do të ripërtërihej, por ishte vetëm çështje kohe.
Trajneri kishte kërkuar kohën e duhur për rinovimin që skuadra të mos e ndjej këtë.
Zidane nuk ka diskutuar aspak termat financiare të kontratës së re. Në këto dy vite, francezi ka fituar me Los Blancos 7 trofe. /tesheshi.com/