Policia franceze ka nisur kërkimet për vendndodhjen e kreut të agjencisë ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INERPOL, Meng Hongwei, pasi gruaja e tij tha se ai ishte zhdukur gjatë udhëtimit për në vendin e tij, Kinë, javën e kaluar.
Ajo kontaktoi policinë në Lion, aty ku ndodhet selia INTERPOL-it, pasi nuk ka marrë asnjë info për bashkëshortin e saj që kur ai udhëtoi për në Kinë më 29 shtator.
Meng kryen disa detyra të rëndësishme në Kinë, duke përfshirë pozicionin e Zëvendësministrit të Sigurisë Publike.
Ai u emërua në krye të INTERPOL-it në vitin 2016. Grupet e të drejtave të njeriut më pas shprehën shqetësimin se Pekini mund të përdorte pozitën e Mang në organin e policisë për të persekutuar disidentët jashtë vendit. /tesheshi.com/