Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zhduken produktet OMGJ në Shqipëri, ja rreziku që kanoset nga produkti bujqësor

by te Sheshi
18/05/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Zhduken produktet  OMGJ në Shqipëri, ja rreziku që kanoset nga produkti bujqësor

Nga Bukurie Kastrati

Siguria e konsumatorit shqiptar sa i përket cilësisë së produkteve të konsumit të përditshëm, sidomos ato bujqësore dhe blegtorale, është më e tronditur se kurrë më parë. Nëse pak vite më parë, shqetësimi kryesor për blerësin ishte çmimi i lartë i produktit, sot , edhe pse ky çmim vazhdon të jetë ndoshta edhe më i lartë sa i përket nivelit të të ardhurave të një familjeje, shqetësimi më i madh është pasiguria për atë që jemi të detyruar të blejmë. Liberalizimi i tregut në vendin tonë, pa dashur t’i mohojmë përfitimet që i sjell ekonomisë, ka sjellë një ç’orientim tek konsumatori, i cili shpeshherë është i painformuar për rreziqet serioze që mbartin shumë produkte, më të cilat mbush kushtueshëm shportën familjare. Rreziku ka ngritur krye e është bërë evident në çdo stendë ku tregtohet produkti, kryesisht ai bujqësor, mjafton të jesh sadopak vigjilent për të vërejtur. Nuk është nevoja të jesh specialist i fushës, për të konstatuar se pjesa dominuese e tregut të ofron produkte të deformuara fizikisht. Pak vite më parë, molla, domatja, patëllxhani, speci, etj, të stërmëdha e të bukura, dalloheshin qartazi si mall “i jashtëm”, blerësit e të cilit ishin më së shumti konsumatorë të painformuar mbi (anti)vlerat e tyre ushqyese. Ndërsa sot, ky realitet është bërë mbizotërues, por më një ndryshim. Është pikërisht malli i brendshëm që mbart “standardet” e atij mallit të jashtëm. Tashmë dallimin mes tyre e bën diku-diku diferenca në çmim, fjala aspak për tu besuar e tregtarit, ose ndonjë etiketë mbi produktin. Detyrimi ligjor për tu pajisur çdo produkt me emrin e vendit të origjinës, shumë rrallë ndodh të respektohet.

Zyrtarisht mohohet ndërhyrja gjenetikisht në farërat e përdorura, përdorimi mbi normat e lejuara të pesticideve, apo i hormoneve gjatë procesit të rritjes dhe pjekjes së produktit. Zinxhiri institucional përgjegjës për sigurinë e produkteve bujqësore përbëhet nga disa hallka. Sipas Drejtorit të ISUV (Instituti i Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë), Adrian Xinxo, “Aktualisht, Autoritetet Kompetente përfshirë në menaxhimin e politikave të sigurisë ushqimore në Shqipëri dhe zbatimin e legjislacionit në këtë fushë janë:
MBZHRAU dhe institucionet nën varësinë e saj, kryesisht:
– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe pushteti vendor, Ministria e Shëndetësisë, kanë përgjegjësinë për shëndetin publik, ushqyerjen dhe kontrollin e ujit dhe produkteve ushqimore specifike (qëllime ushqyese). Pushteti vendor përfshin, si pjesë e stafit të tyre, Inspektorë Veterinarë të Bashkisë dhe Komunave të cilët janë të autorizuar të ushtrojnë kompetencat e tyre në terren në përputhje ligjin”. Sipas tij, nëse ky sistemi i kontrollit të sigurisë ushqimore, funksionon siç duhet, konsumatori është plotësisht i mbrojtur nga çdo rrezik.

3

Ndërsa ekspert i Politikave Bujqësore dhe Ish-Zv. Ministër i Bujqësisë, Prof. Dr. Ndoc Fasllia, i pyetur mbi problemet me sigurinë ushqimore në vend, renditi një sërë arsyesh që ndikojnë në cilësinë e produkteve bujqësore. Sipas tij, përdorimi pa kriter i plehrave kimike dhe pesticideve dhe vjelja para përfundimit të afatit të parashikuar nga aplikimi i lëndëve, përbën një rrezik serioz për konsumatorin. Specialisti shprehet se “faktorët që ndikojnë në formën dhe shijen e prodhimeve bujqësore janë të shumëllojshëm. Kjo varet nga kultivari (varieteti), nga agrofondi i përdorur, niveli i përdorimit të plehrave kimike, kushtet klimatike-tokësore, teknologjia e përdorur në kultivim, kushtet e ruajtjes dhe tregtimit dhe një mori faktorësh të tjerë. Në të vërtetë sipas, tij, produktet e modifikuara gjenetikisht nuk kanë karakteristika vizuale të dallueshme nga ata të tjerët për vetë faktin se këto produkte nuk pësojnë ndryshime të tilla të dukshme. Në rastin konkret kjo gjë vlen jo vetëm për perimet apo frutat pasi për to diskutohet më shumë, por edhe për të gjithë organizmat e tjerë qofshin këta bimorë apo shtazorë. E vetmja gjë që mund t’i dallojë janë të dhënat e shënuara në etiketën e produktit (etiketimi) që tregon se janë OMGJ dhe vendosja e këtyre të dhënave është e detyrueshme dhe bëhet nga vetë prodhuesi. Mbetjet e nitrateve dhe nitriteve që vijnë nga përdorimi i plehrave kimike janë të rrezikshme kur prodhimet bujqësore vilen ose mblidhen para kohës së shpërbërjes së këtyre elementeve ushqyes në produkt. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përdorimin e pesticideve të cilat shpesh herë përdoren mbi nivelin e këshillueshëm, duke bërë që mbetjet në produkt të jenë të mëdha dhe shpesh të rrezikshme”. Fasllia vlerëson si domosdoshmëri “respektimin e afatit normal të vjeljes i cili duhet kryer jo me shpejt se sa 2-3 javë nga trajtimi i fundit i bërë me pesticide”. Sa i përket frikës së konsumatorit për ndërhyrjeve të mundshme OMGJ, ai sqaron se “Ne Shqipëri në zbatim të Ligjit Nr.10416, datë 07.04.2011 “Për Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor” produktet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ ) janë të ndaluara të tregtohen deri në vitin 2016”.Gjatë prononcimit eksperti trajtoi edhe problemin e përdorimit të stimulantëve bimore i cili sipas tij duhet parë në dy aspekte: Teknik dhe atë komercial e institucional njëkohësisht.

1

“Në aspektin teknik duhet ta dimë se stimulantët bimore nuk janë toksik, pra nuk janë pesticide të zakonshme dhe nuk lënë mbetje të rrezikshme në produktet bujqësore. Ato janë plotësisht të lejuar dhe përdoren në të gjithë botën për të nxitur rritjen dhe frutifikimin e bimëve. Ndërsa aspektin tregtar dhe institucional problemi shfaqet vetëm në tregun e brendshëm. Duhet ta dini se Shqipëria eksporton çdo vit rreth 40 mijë ton perime dhe deri tani nuk është refuzuar asnjë kuintal prodhim. Bëhet fjalë për eksporte në vende të BE-se si Gjermania, Polonia, Cekia etj”. Fasllia është i mendimit se “në tregun e brendshëm ka një ekzagjerim të problemit shpesh herë edhe për interesa komerciale, por në këtë rast Ministria e Bujqësie duhet t’i paraprijë problemit me analiza laboratorike dhe t’ju kërkojë tregtarëve pajisjen e produktit me certifikate fito-sanitare. Dhënia e kësaj certifikate nënkupton siguri por edhe qetësinë te konsumatori gjithashtu”. Ai vlerëson se ka “ardhur koha që edhe në Shqipëri një pjesë e shërbimeve laboratorike në fushën e sigurisë ushqimore të privatizohen”. Për forcimin e sigurisë ushqimore, sipas tij është i domosdoshëm forcimi i zbatimit të ligjit në këtë fushë ku sugjeron ndër të tjera përqendrim të kompetencave të kontrollit tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe ngritjen nga ana e njësive të qeverisjes vendore ngritjen e infrastrukturës fizike të tregjeve dhe thertoreve në zonat urbane, pasi siç vlerëson ai, situata aktuale është mjaft serioze dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e konsumatorit. “Problemi më shqetësues sot është zbatimi i ligjshmërisë në kontrollin e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore në treg. Nga ana tjetër duhet të rriten ndjeshëm edhe kapacitetet laboratorike si dhe kualifikimi i stafeve teknike që merren me analizimin apo edhe me certifikimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale vendase”, theksoi Fasllia.

Tags: produkte omgjrrezikShqiperi

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Gruevski bën antiming në Shkup: Nuk dorëzohem!

Gruevski bën antiming në Shkup: Nuk dorëzohem!

Zijadin Sela: Krerët e partive shqiptarë të mblidhen dhe të lidhin një pakt xhentëlmenësh

Zijadin Sela: Krerët e partive shqiptarë të mblidhen dhe të lidhin një pakt xhentëlmenësh

Nishani: Unë e kundërshtova Erdoganin për Gylen, nuk e di ç’ka premtuar Rama

Nishani: Unë e kundërshtova Erdoganin për Gylen, nuk e di ç’ka premtuar Rama

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni