Ndërsa shirat nuk po pushojnë në të gjithë vendin, pasojat vijnë e bëhen edhe më të rënda.
Tirana kaloi një natë të vështirë me gjysmën e kryeqytetit, në terr dhe rrugët e bllouara nga uji. Ndërkohë sot Korça, Vlora, Lezha, Kruja, janë zonat më të rrezikuara.
Pas përmbytjes së djeshme që detyroi disa qytetarë të nxirrnin gomonet në rrugë, autostrada Tiranë-Durrës është zhbllokuar pjesërisht. Aksi Tiranë-Durrës është i kalueshëm me vështirësi, ndërsa Durrës-Tiranë nga Ndroqi vijon të mbetet i pakalueshëm.
Rreth 300 persona janë evakuuar nga rreziku i përmbytjeve dhe në terren janë angazhuar 500 ushtarakë të Forcave të Armatosura.
Kamza, Vora, si dhe fshatrat përreth tyre që prej orës 19:00 të ditës së djeshme vazhdojnë pa energji elektrike. /tesheshi.com/