Kreu demokrat Basha morri një goditje të rëndë nga Uashingtoni, në një tjetër stinë fërkimesh të opozitës me ndërkombëtarët, me shkak “Zgjedhoren”. Ishte ambasadorja Yuri Kim, e cila pos që vlerësoi mazhorancën – ndryshe Ramën – për të gjitha lëshimet, ndarkoi Bashën me përgjegjësi për bllokimin e arritjes së konsensusit.
“Ishte një ditë e gjatë dhe kemi bërë një progres të mirë. Ne u takuam edhe për 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të madh.
Ashtu siç thashë dje, në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë i kërkohet që të jap në mënyrë që Shqipëria të fitoje. Në fakt, çdo palë dha dhe çdo palë fitoi, populli mund të fitojë akoma më shumë.
Çdo palë dha por më duhet t’i japë merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe ata duhet të japin më shumë dhe në fakt ata e bënë. E përgëzoj PS për atë që bënë këtë mbrëmje.
Ne patëm atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë, që do të vendosë Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE. Përmban masa të cilat janë adresuar nga ODIHR.
Ka ardhur koha për opozitën dhe PD dhe mikun tim Lul Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe t’i thonë ‘Po’ për popullin shqiptar dhe t’i thonë ‘Po’ për Shqipërinë në BE. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në fushën e tij”, tha Kim.
E pas kësaj deklaratë të troçtë, kryedemokrati Basha reagoi me një deklarim të shkurtër, të lexueshëm për pozitën e vështirë, duke thënë se: “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor, ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Sigurojë shqiptarët që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”. /tesheshi.com/