Partitë shqiptare në Maqedooni duket se do të dalin me kandidatë të veçantë për zgjedhjet vendore në komunën e Kërçovës. Kjo të paktën deri tani, kur jo të gjitha partitë kanë të njëjtin qëndrim për kandidatët,
I pari që zyrtarizoi kandidaturën në këtë komunë është kreu actual, përfaqësues i BDI-së, Fatmir Dehari.
Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës ka deklaruar se nëse do të ketë një kandidat shqiptar, atëherë do të përkrahet ai, por dalja e dy tre kandidatëve do të vë në sprovë përkrahjen, raporton Ina.
Ziadin Sela ka thënë se për shkak të mospërçarjes do të përkrahin Fatmir Deharin, i cili i pari shpalli kandidaturën.
Por Lëvizja BESA, RDK dhe Uniteti, nuk janë të mendimit se duhet mbështetur dehari.
BESA insiston për koncensus dhe një kandidaturë jopartiake, që do të ketë përkrahje të gjerë. Në të kundërtën BESA ka kandidatin e saj, që është dr.Lulzim Aliu, një figurë e respektuar në këtë komunë dhe që do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim. Ai mban postin e anëtarit të kryesisë së Lëvizjes BESA dhe drejtues i Departamentit të Arsimit.
“Kërçovës i duhet një kandidat jopartiak, cili duhet të zgjidhet me konsensus të të gjithë faktorëve relevant të Kërçovës. Ndaj ne shpresojmë që kësaj radhe në Kërçovë të përzgjidhet një kandidat për kryetar komune, i cili është jopartiak, profesionist i përgatitur, unifikues dhe i cili do ti lirojë kërçovarët nga frika e militantëve partiak, që vazhdimisht i kërcënojnë kërçovarët”, u shpreh Faton Fazliu, nga Lëvizja BESA.
Kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari është i gatshëm ta pranojë sfidën, por thotë se vetëm shumica mund të përcaktojë se kush do të kandidojë për Kërçovën.
“Vazhdoj të qëndroj në parimin se vetëm vullneti i shumicës së qytetareve ka të drejtë të përcaktojë kandidatin për Kërçovën. Nëse ndodh kështu atëherë mund që të përballem me sfidën e radhës! Teket e individëve apo grupimeve të ndryshme për mendimin tim janë joparimore dhe në dëm të kauzës dhe te ardhmes së qytetit tonë”, theksoi ditë më parë për TV21, Fatmir Dehari nga BDI.
Nga partitë maqedonase deri tani heshtje për Kërçovën dhe nuk ka asnjë kandidat. /tesheshi.com/