Kanë nisur në Iran zgjedhjet për Parlamentin dhe Asamblenë e Ekspertëve, një organizatë juridiko-fetare, e cila do të emërojë më pas drejtuesit më të lartë.
Sipas agjencisë Fars, pranë Rojtarëve të Revolucionit, konservatorët kanë fituar 94 vende nga 290, ndërsa 50 të tjera kanë shkuar për reformistët dhe 15 për të pavarurit. Të dhënat janë ende provizore. /tesheshi.com/