Ashtu siç veproi Gjermania dhe Holanda gjatë fushatës për referendumin kushtetues në Turqi, ku nui lejoi qeveritarë të Ankarasë të bënin fushatë me komunitetin përkatës te ata, të njëjtën gjë do bëjë dhe Austria nën qeverisjen e ekstremit të djathtë të Sebastian Kurz.
I njohur si anti-musliman, e gjithashtu si një anti-turk, kancelari austriak është shprehur se nuk do lejojë fushatë në vendin e tij, nga ana e politikanëve turq për zgjedhjet e qershorit.
“Udhëheqja turke e Erdoganit po përpiqet të shfrytëzojë komunitetet e Evropës me prejardhje turke. Por shfaqjet e fushatës zgjedhore turke në Austri janë të padëshiruara dhe për këtë arsye nuk do t’i lejojmë më”, tha Kurz.
Kutojmë se në votimet e fundit, ato për ndryshimet kushtetuese që e çuan Turqinë drejt një republike presidenciale, në Austri, edhe pse zyrtarët vendas u angazhuan në një retorikë agresive anti-turke, 73 përqind e votave të komunitetit turk atje shkuan ishin “Po”, pra pro-Erdogan, me një pjesëmarrje prej 48 përqind. /tesheshi.com/