Ministri dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë e Kosovës, Dalibor Jevtiq është aksionar në Telekomin e Serbisë, ku posedon 1% të aksioneve.
Dalibor Jevtiq ka deklaruar se aksionet në Telekomin e Serbisë i posedon që nga 1 shtatori i vitit 2010.
Posedimin e aksioneve në telekomin e Serbisë, ai e ka deklaruar në vazhdimësi.
Këtë deklarim e bëri gjatë deklarimit të pasurisë siç parashihet me ligjin që i përfshin personat që ushtrojnë poste publike e politike.
Për një kohë të gjatë, Telekomi i Serbisë i ka bërë dëme tejet të mëdha Kosovës duke operuar ilegalisht si operator mobil me çmime më të lira se operatorët zyrtar të Kosovës. Dëmet e mëdha materiale asnjëherë nuk janë diskutuar as në media e as në qarqet e institucioneve. /tesheshi.com/