Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar publikut me një video të re të publikuar në rrjetet sociale.
Duke iu drejtuar në anglisht, ai tha se Ukraina po mbrohej nga Rusia “shumë më gjatë se sa kishin planifikuar pushtuesit”.
“Por Rusia ka ende kapacitetin për të kryer një sulm, dhe jo vetëm kundër Ukrainës. Polonia, Moldavia, Rumania dhe shtetet baltike do të bëhen objektivat e radhës nëse liria e Ukrainës bie”, thuhet në një nga mesazhet e tij.
Without additional weaponry, this war will become an endless bloodbath, spreading misery, suffering, and destruction. Mariupol, Bucha, Kramatorsk – the list will be continued. Nobody will stop Russia except Ukraine with Heavy Weapons. #ArmUkraineNow pic.twitter.com/miSOL5zvuA
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 13, 2022
Ai tha gjithashtu se nevojiten armë shtesë për të shpëtuar miliona ukrainas dhe evropianë.
“Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, mjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë”, tha presidenti ukrainas. /tesheshi.com/