Një lojë e çuditshme po aktivizohet këto ditë në lidhje me kandidaturat e mazhorancës për zgjedhjet locale. Mediat kryesore në vend, kanë publikuar një listë të bashkive që do të marrë PS dhe LSI, e cila është kundërshtuar menjëherë nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Po ç’ndodh realisht? Burime pranëe mazhorancës i thanë “tesheshi.com” se deputetët po bëjnë lobing të pavarur duke shfrytëzuar edhe linjat mediatike. Burime të informuara theksojnë se të vetmit kryebashkiakë që janë vendosur janë ata që tesheshi.com i publikoi të oparët: pra Keti Bazhdari për Shkodrën, Robert Bitri për Fierin dhe Pogradecin Roshi Tollozhina.
Kryetari i LSI-së, njëkohësisht kryeparlamentari Ilir Meta, deklaroi sot se “Media e ka të gjithë lirinë për të anoncuar të gjitha lajmet që ajo ka mundësi të marrë por edhe të vetëkrijojë. Mund të ju them se nuk kemi ende një marrëveshje, jo për ndarje zonash sepse nuk eksiston ky koncept, por në përzgjedhjen e kandidatëve. Ky është një proces i hapur dhe mjaft konstruktiv për të cilin nuk ka ende një marrëveshje. Nuk mund të flas për gjëra që nuk më takon të shprehem. Deri më tani nuk jam në dijeni nëse është diskutuar me kreun e PDIU-së.”
“tesheshi.com”
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good
success. If you know of any please share.
Many thanks! I saw similar article here: Eco wool