Jorge Messi, babai i futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi, ka shkruar një letër për të birin e tij, pas triumfit historik në gala mbrëmjen e “Topit të Artë”, duke fituar këtë çmim për herë të pestë në karrierë.
Letra emocionuese e Jorges i kujton “pleshtit” të kaluarën, teksa nuk harron të shkruajë: “Jemi krenarë për ty”.
Letra e plotë:
Krenar!
“Ditën kur u larguam nga Argjentina kishim një bagazh me ëndrra dhe iluzione, mirëpo edhe shumë frikë. Lionel dukej shumë i lumtur me këtë udhëtim. Sigurisht, në mendjen e tij qëndronte vetëm ideja se si të shkojë dhe të mbetej në Barcelonë. Por gjithashtu mendonte vetëm si të arrijë deri tek gjëja që e donte më së shumti: futbolli.
Sot,ndodhemi në një vend që ndoshta kurrë nuk e kishim imagjinuar, një vend magjik, i cili nisi të shkëlqej nga viti 2007 dhe vazhdoi për nëntë vite rradhazi, ku më të shumtën e herëve u bë mbret i botës së futbollit.
Që nga familja, të gjithë jemi krenarë që ka arritur këtë sukses të madh, duke lënë pas gjëra me shumë vlerë. Shpirti dhe kapaciteti yt është superior ndaj ndaj dëshirës për të fituar çdo ditë, e cila e motivon edhe më shumë për të triumfuar dhe për të na bërë krenarë të gjithë të tjerëve që jemi pranë tij”, shkruan Jorge Mendes, babai i Lionel Messi.
/tesheshi.com/