Një banjë luksoze është zbuluar si pjesë e një gërmimi të madh në qytetin antik romak të Pompeit. Ky është një zbulim që, siç thekson BBC, “ndodh një herë në shekull”. Arkeologët zbuluan banjën private ultraluksoze – ndoshta më e madhja e gjetur ndonjëherë atje – e cila përbëhet nga hapësira të veçanta të stilit të hamamit, vepra të shkëlqyera arti dhe një banjë e madhe.
Banja është pjesë e një rezidence luksoze të zbuluar në dy vitet e fundit dhe që daton deri në dy mijë vjet.
“Këto hapësira janë me të vërtetë pjesë e ‘fenomenit të Pompeit’; është pothuajse sikur njerëzit të ishin larguar vetëm një minutë më parë,” thotë Dr Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit, i cili zbuloi banjën.
Kujtohet se Pompei ishte një nga qytetet më të bukura të Perandorisë Romake. Klima ishte e butë dhe toka e saj pjellore. Shumë shtëpi kishin pamje nga deti. Qyteti shtrihej mbi 60 hektarë, kishte tetë porta dhe njëmbëdhjetë kulla vrojtimi për sigurinë e qytetarëve.
Pompei gjithashtu kishte shtëpi të pasura dhe shumë qytetarë të pasur, të cilët e kalonin kohën e tyre në banja luksoze termale dhe pishina.
Qytetarët e pasur të Pompeit zotëronin vila luksoze, me kolonada në oborre, mozaikë të përpunuar në dysheme dhe piktura murale dhe afreske mbresëlënëse.
Dhe pikërisht nga ky stil jete luksi thuhet se erdhi dhe degradimi moral, pas së cilës pasoi tragjedia, e cila ngjan me një ndëshkim tipik nga Zoti. Kjo pasi shumë kufoma janë gjendur të ngrira në rrethana imoraliteti, dëshmi i përhapjes në masë mes banorëve. /tesheshi.com/