Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zbardhet raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet: shkeljet e evidentuara, rekomandimet dhe kërkesat drejtuar Prokurorisë

by te Sheshi
16/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Largimi i ministrave teknikë, Edmond Spaho: Janë të detyruar të rrinë deri në shtator…

Zbardhet një pjesë e raportit shumëfaqësh të hartuar nga ministrat teknikë të propozuar nga PD në lidhje me fushatën dhe ditën e zgjedhje parlamentare të 25 qershorit.

Raporti evidenton dhjetra shkelje që kanë të bëjnë me cënimin e standardeve zgjedhore, shit-blerjen e votës, deformimin e saj në favour të një subjekti politik përmes vendeve të punës, çertifikatave të pronësisë, notave të maturës shtetërore, presioneve apo përdorimit të bandave kriminale në disa qarqe të vendit.

Ministrat teknikë kanë evidentuar përdorimin e ambienteve të institucioneve shtetërore për fushatë, si shkolla e kopshte, si dhe përdorimin e një pjese të nëpunësve civilë në funksion të fushatës së një subjekti të caktuar politik.

Kritika raporti ka për funksionimin dhe koordinimin e Policisë së Shtetit, që nuk ka mundësuar zbatimin e masave operacionale.

Sipas raportit, nëpunësit e administratës shtetërore janë përfshirë në fushatë elektorale për subjekte të caktura në kundërshtim me ligjin.

Raporti rekomandon që praktika për përfshirjen e opozitës në qeverisje të vijojë në vitet elektorale, kur bëhet fjalë për zgjedhje të përgjithshme, por afati kohor i ministrave të jetë nga Janari, pra për një periudhë 3-6 muaj.

Raporti i kërkon KLSH-së të auditojë të gjitha punësimet apo shkarkimet të kryera gjatë periudhës zgjedhore, në pushtetin qendror dhe vendor, sikundër rekomandohet ndryshim ligjor që të ndalohen lëvizjet në administrate 6 muaj para zgjedhjeve.

Gjithashtu i kërkohet Prokurorisë të hetojë çdo rast të evidentuar në raport, sikundër KLSH i kërkohet të auditojë institucione vendore e qendrore në lidhje me fondet që janë përdorur në funksion të fushatës, që nga fletëpalosjet dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me infrastrukturën e zgjedhjeve.

Raporti i kërkon prokurorisë vijimin e hetimit për të gjitha rastet e evidentuara për lëvizjet ne administrate 6 muaj para zgjedhjeve.

Po kështu, rekomandohet hetimi i ndryshimeve në tregun valutor për zhvlerësimin e euros nga data 19/5/2017 deri më 27/6/2017, nëse ndryshimet e valutës janë lidhur me përdorimin e saj në mënyrë informale për shitblerjen e votave apo veprave te tjera penale ne fushën e zgjedhjeve

Përmbledhje e raportit të miinistrave teknikë

Nga informacionet e Ministrisë së Brendshme rezulton se në zgjedhje janë angazhuar grupe të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike, kryesisht në Dibër, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër.

Koordinimi mes policisë së shtetit dhe ministrive dhe institucioneve të varësisë nuk ka qënë në nivelin e duhur sa i takon monitorimit të sjelljes së administratës gjatë fushatës elektorale

Rekomandohet të merren masa për të gjetur përgjegjësit në strukturat e policisë, të cilat nuk kanë mundësuar zbatimin e masave operacionale të dakordësuara nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Nga institucionet shtetërore, kryesisht zv kryeministri dhe ministrat teknikë si dhe Policia e Shtetit janë dërguar në prokurori rreth 110 të dyshuar për kryerje të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, të cilat janë në proçes hetimi. Kërkohet fuqimisht një hetim efiçent dhe inkurajohet prokuroria të proçedojë sa më parë një hetim të plotë të çështjeve të adresuara dhe të realizojë ndjeken deri në fazën finale të gjykimit.

Është konstatuar përdorimi i aseteve në mbeshtetje të subjekteve elektorale nga Ministri, instuticione varësie dhe Bashkitë. Janë përdorur aktivitete në kopshte, shkolla, inagurimin e shesheve dhe rrugëve për fushatë elektorale të subjekteve elektorale në qeverisje si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore janë shperndare ftesa për të votuar një subjekt elektoral në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor. Nga ana tjetër në shkolla, kopshte apo ambiente të instutucioneve janë vënë në dispozicion të subjekteve elektorale. Rekomandohet që në të ardhmen të jetë e ndaluar me ligj mundësia që aktivitete të tilla të jenë në shërbim të një subjekti elektoral si dhe të ndalohet me ligj shpëndarja e ftesave për të votuar një subjekt elektoral të caktuar në ditën e heshtjes zgjedhore

Rekomandohet të hetohet nga organet e prokurorisë apo edhe të auditohet nga KLSH në lidhje me përdorimin e fondeve publike në drejtim të realizimit të ftesave, materialeve të tjera të propagandës dhe shpërndarjes së tyre nga Bashkia e Tiranës.

Ështe konstatuar dhënia e privilegjeve të ndryshme gjatë fushatës elektorale si çertifikatë pronësie, legalizime, premtim i vendeve të punës, premtim i vlerësimit kalues ose më të lartë gjatë procesit të maturës shtetërore.

Rekomandohet që rastet e dhënies së privilegjeve në rastin e maturës shtetërore, bursave të ekselencës, rastet e denocimit të kontrabandës së kafesë, të rimbursimit të TVSH apo të subjektivitetit gjatë vlerësimit tatimor, si dhe listat e ndihmës ekonomike duhet të jenë subjekt i auditit nga KLSH apo edhe e hetimit të mëtejshëm nga prokuroria me përfundime konkrete.

Përrfshirja e opozitës në qeverisje gjatë vitit elektoral, në funksion të garantimit dhe monitorimit të procesit zgjedhor është një praktikë shumë e mirë në kushtet e një demokracie të brishtë në Shqipëri, shpesh e shoqëruar me tensione politike, megjithëse kjo përfshirje për të qenë efektive duhet të  ndodhë më parë, konkretisht nga 1 janari i vitit zgjedhor dhe jo pak javë para zgjedhjeve për Kuvendin. Rekomandohet, 3-6 muaj para zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë procesi i monitorimit dhe masat e marra apo rekomandimet e dhëna nga Task Force do të mund të kryhen me një ritëm normal pune. Njëkohësisht institucionet dhe entet apo shoqëritë shtetërore do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të mbledhur apo për të përpunuar informacionin dhe për t´ia referuar atë Task Force të plotë e të sakte për çka kerkohet. Gjithashtu nisja e punës më herët nga Task Force do të mundësonte edhe një monitorim më të mirë dhe më të hollësishëm të enteve publike dhe shoqërive shtetërore në drejtim të mospërdormit të aseteve te tyre në funksion të fushatës politike apo mos lidhjes së kontratave të reja të punës si mekanizëm për të shtuar zgjedhësit që votojne për një subjekt të caktuar politik, dhe deformuar vullnetin e lirë të zgjedhësve. /tesheshi.com/

Tags: klshprokuroriaraporti ministrave teknikerekomandimeshkeljezgjedhje

Related Posts

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Next Post
Prishtinë, goditet në sy të gruas gazetari Parim Olluri

Prishtinë, goditet në sy të gruas gazetari Parim Olluri

Në prag të dorëheqjes, Dritan Demiraj ka një mesazh: i gatshëm të kontribuoj në drejtimin e agjensive ligjzbatuese

Në prag të dorëheqjes, Dritan Demiraj ka një mesazh: i gatshëm të kontribuoj në drejtimin e agjensive ligjzbatuese

Aplikimet për SPAK-un: refuzojnë prokurorët me përvojë, vërshojnë djem e vajza që nuk komprometohen

Deklarimi i pasurive: ja prokurori që zotëron 32 pasuri të paluajtshme të trashëguara nga babai

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni