Njerëz të drejtësisë dhe politikës rezultojnë se kanë marrë kredi me interes zero si të pastrehë.
Ndoshta në momentin që ata kanë aplikuar për këto kredi kanë plotësuar tërësisht kushtet, por refereuar deklaratave të mëvonshme të pasurisë depozituar në ILDKPI, pjesa dërmuese e tyre rezultojnë se posedojnë disa pasuri të paluajtshme dhe ardhura të larta në raport me nivelin e jetesës në vend.
Sipas shqiptarja.com, kreditë janë marrë në kohë të ndryshme, dhe përfshihen qoftë gjyqtarë të thjeshtë ashtu edhe anëtarë të KLD-së.
Politikanët dhe gjyqtarët që morën kredi si të pastrehë
Kace Agolli, Gjykata e Tiranës
Kredi me interes zero nga Enti Kombëtar i Banesave, me fat shlyerje për 25 vjet, me këste mujore 5 800 lekë. Vlera e parlamentit 2 260 624 lekë, apartament plus garazh me sipërfaqe 93 m2 në Tiranë.
Gerd Hoxha, anëtar i KLD, gjyqtar, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve
Kredi me kushte lehtësuese nga shteti në vitin 2011, në shumën 5 000 000 lekë, për blerje apartamenti, marrë sipas VKM nr. 600, datë 12.09.2007, deri në vitin 2036, me interes 4 %.
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Kredi me interes 4 %, marrë në vitin 2012, me vlerë 5 000 000 lekë dhe me afat shlyerje për 22 vjet.
Ervin Metalla, Gjykata e Apelit
Kredi me kushte lehtësuese, me vlerë 5 000 000 lekë, marrë në vitin 2011, me interes 4% dhe afat shlyerje 30 vjet.
Metush Saraçi, Gjykata e Apelit
Kredi me kushte lehtësuese, me vlerë 5 000 000 lekë, afat shlyerje 12 vjet dhe interes 4%.
Flamur Noka, deputet, ish-ministër Brendshëm
Kredi me interes zero nga Enti Kombëtar i Banesave, për strehim, shlyer 198 000 lekë, detyrimi i mbetur 3 729 lekë. Blerë makinë 40 mijë euro, burimi: Kredi 30 mijë euro dhe 10 mijë euro nga shitja e makinës tip benz.
Oerd Bylykbashi, deputet i PD
Pjesë e listës që ka përfituar kredi me statusin e të pastrehut, në vitin 2001, por që nuk e specifikon në deklaratat e pasurisë. Deklaron blerje apartamenti me vlerë 6 400 000 lekë, financuar nëpërmjet një kredie 5 000 000 lekë, kursimeve dhe një pjesë është ende detyrim i pashlyer.
Ridvan Bode, ish-ministër i Financave
Kredi me interes zero si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, marrë në vitin 2000 dje shlyer përfundimisht në vitin 2013. Bode deklaron tre apartamente dhe një shtëpi në Korçë.
Gjergji Papa, ish-deputet i PD
5 000 000 lekë kredi, marrë në një bankë të nivelit të dytë, sipas VKM-së nr. 600 e vitit 2007 “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve publikë”, me afat 30 vjet filluar në vitin 2012. /tesheshi.com/