Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Zbardhen negociatat e Jahjagës me opozitën për zhbllokimin e Kuvendit

Nga te Sheshi
20/10/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Zbardhen negociatat e Jahjagës me opozitën për zhbllokimin e Kuvendit

Presidenca kosovare ka zbardhur detajet e takimeve të kreut të shtetit, Atifete Jahjaga, me kryetarët e partive politike parlamentare: Visar Ymerin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinajn, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe  Fatmir Limajn, kryetar i Nisma për Kosovën, për të biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe mundësitë e daljes nga situata e krijuar.

“Takimi i Presidentes Jahjaga me udhëheqësit e partive politike parlamentare, që cilësohen si opozitë në Kuvend, është zhvilluar në kuadër të nismës për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”, thekson komunikata e Presidencës së Kosovës.

Ndërsa, opozita kosovare shprehet se nuk ndryshon qëndrimin kundërshtues për 4 marrëveshjet e 25 gushtit të qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, edhe pas takimit sot te Presidentja e Republikës.

“Tre kryetarët e subjekteve politike ia paraqitën Presidentes Jahjaga kërkesat e opozitës për tërheqje nga marrëveshjet me Serbinë dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi, si kërkesa të cilat nuk kanë kompromis e as që janë të diskutueshme”, bëhet e ditur në deklaratën e opozitës së bashkuar pas takimit, ku theksohet se “ky takim ishte ftuar nga Presidentja”

Theksohet se, po ashtu e njoftuan Presidenten se protesta e opozitës së bashkuar në Kuvend dhe jashtë tij, nuk do të ndalet me asnjë kusht deri në realizimin e këtyre kërkesave.

“Kryetarët e tre subjekteve shprehën kundërshtimin e tyre të fuqishëm për masat represive policore të cilat po i ndjek qeveria me rrëmbimin e deputetëve dhe torturimin e aktivistëve të subjekteve opozitare me qëllim të frikësimit dhe ndaljes së protestës. Vetëm tërheqja nga marrëveshjet e ndal protestën. Çkado tjetër dërgon në përshkallëzim të situates”, shprehet opozita e bashkuar.

Ndërsa, dje pasdite, Presidentja Jahjaga ka zhvilluar takim me Hashim Thaçin dhe  Isa Mustafën në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare të këtyre dy subjekteve, Adem Grabovcin dhe Ismet Beqirin.

Në takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Këto zhvillime janë në kuadër të iniciativës së Presidentes Jahjaga që të ftojë në takime të ndara udhëheqësit e subjekteve politike në Kosovë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend.

Në pritje të takimeve të Presidentes me drejtuesit politikë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për dje, sërish.

“Përgatitjet për vazhdimin e seancës plenare” nishin e vëtmja pikë në axhendë e Kryesisë së Kuvendit që u mblodh në mesditë. Nuk ka ndonjë njoftim kur do ketë seancë plenare të Kuvendit.

Kosova po vazhdon të humb në kohë me Kuvendin e saj, i cili në legjislacionin e kaluar ishte 7 muaj jofunksional, 1 muaj para e 6 muaj pas zgjedhjeve parlamentare parakohëshme të 8 qershorit, derisa u mblodh në seancën konstituive shumë të vonuar në 8 dhjetor 2014.

Para më shumë se një muaji, raportimi i qeverisë së Kosovës lidhur me katër marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015 ishte në axhendë në seancat e para të sesionit vjeshtor në 17 e 22 shtator. Në seancën e parë nuk ishin të pranishëm raportuesit dhe koalicioni qeverisës kërkoi shtyrje, ndërsa në të dytën që u shpall e mbyllur pas disa ndërprerjeve e pa u zhvilluar pati edhe gjuajtje vezësh nga opozita drejt kryeministrit sapo ai nisi raportimin.

“Aksionet simbolike” të opozitës, me “rrethime” të foltores e kryesuesëve, fërshëllima, gjuajtje vezësh e gazi lotësjellës në sallën e seancave të Kuvendit, janë pjesë e kundërshtimeve edhe me protesta në rrugë dhe me një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime deri tani, të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Presidentja Jahjaga, priti dje në takim edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilat ditë më parë bënë deklaratë të përbashkët në mbështetje të dialogut politik për të adresuar zhvillimet e fundit në vend.

Organizata të shoqërisë civile në Kosovë  në një deklaratë kanë shprehur opinionin se, “thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike”, ndërsa theksojnë se “gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike”.

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Edhe NATO ndaloi TikTok-un
Politikë

Edhe NATO ndaloi TikTok-un

01/04/2023
Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin
Politikë

Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

01/04/2023
Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?
Politikë

Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

01/04/2023
Lajme të tjera
“Përzhino”-ja e Maqedonisë nuk çbllokohet dot, eurokomisarin Han e kaplon trishtimi

“Përzhino”-ja e Maqedonisë nuk çbllokohet dot, eurokomisarin Han e kaplon trishtimi

Shpallen kandidatët për “Topin e Artë”: Messi me Ronaldon dhe 21 të tjerë

Shpallen kandidatët për “Topin e Artë”: Messi me Ronaldon dhe 21 të tjerë

Një tjetër rekord-çmenduri me selfie: lë punën për …

Një tjetër rekord-çmenduri me selfie: lë punën për ...

TË FUNDIT

Një shekull mbi taste tingujsh

Një shekull mbi taste tingujsh

2 orë Më parë
Edhe NATO ndaloi TikTok-un

Edhe NATO ndaloi TikTok-un

4 orë Më parë
Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

4 orë Më parë
Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023
Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

01/04/2023
Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

31/03/2023
Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

31/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist