Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh lideri i LSDM-së Zoran Zaev, njoftoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por vetëm nëse kandidati i koalicionit qeverisës humbet në zgjedhjet presidenciale.
“Nëse kandidat i LSDM-së dhe i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski humbasin zgjedhjet e ardhshme presidenciale përballë kandidatit të VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska – Davkova do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Zaev.
Zgjedhjet për Presidentin e Maqedonisë Veriore do të mbahet më 21 prill, dhe nëse asnjë kandidat nuk fiton në raundin e parë, një raund i dytë do të mbahen më 5 maj.
Pjesa zyrtare e fushatës për zgjedhjet presidenciale, të vendosura nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të fillojë më 1 prill. /tesheshi.com/