Opozita maqedonase, Lidhja Social Demokrate fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e skenarëve të zeza për nxitjen e konfliktit dhe destabilizimin e Maqedonisë.
Zaev i bëri thirrje Nikolla Gruevskit që menjëherë të dalë para qytetarëve dhe të japë sqarime, kush, pse, me çfarë qëllimi po destabilizon Maqedoninë? Pse grupe kriminale nga teritoret e vendeve tjera fqinje hyjnë në Maqedoni? Kush i organizon dhe për çfarë qëllimi? Të njëjtën duhet ta bëj edhe Ali Ahmeti. Viktima janë qytetarët edhe maqedonasit edhe shqiptarët, edhe policët edhe popullata civile.