Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, nënkryetari i LSI-së ka deklaruar se nuk ndryshon formula e përbërjes së qeverisë dhe nuk do të ketë një riformatim.
Manjani tha se ai do të jetë njeriu që do të drejtojë dikasterin më të rëndësishëm në vend pas angazhimit për reformën më kapitale të vendit.
Manjani tha se është i gatshëm të marrw postin dhe se nuk do të ndryshojë formula politike.
Manjani është njeriu që ka hartuar draftin e LSI-së e cila kundërshton projektin e ekspertëve për reformën në drejtësi. Ky draft i është dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias.
/tesheshi.com/