Franca ka regjistruar temperaturën më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve në histori. Termometri ka kapur 44.3 Celsius në rajonin Carpentras në juglindje të vendit.
Meteo France, tha në një postim në Tweeter se ky rekord ishte i përkohshëm dhe paralajmëroi se temperatura mund të rritej edhe më shumë.
Vala sahariane ka kapluar gjithë Evropën Perëndimore, duke shkaktuar edhe pasoja njerëzore. Tre vetë vdiqën në Francë, tre në Gjermani dhe një tjetër në Itali, ku autoritetet gjetën të pajetë një të pastrehë 72-vjeçar nga Rumania, i cili ishte afër stacionit kryesor të trenit të Milanos. /tesheshi.com/