Një ndër diplomatët më të lidhur me zhvillimet ballkanike, austriaku Wolfgang Petritsch, njeriu që dikur udhëhoqi dhe Bosnjen e pasluftës në emër të ndërkombëtarëve, ka kërkuar që Prishtina të heqë taksën ndaj Serbisë, për t’i rihapur rrugë fillimit të dialogut.
Sipas tij, kjo duhet të ndodhë me patjetër tani që i gjithë faktori ndërkombëtar ka një angazhim për arritjen e një marrëveshjeje historike mes Kosovës dhe Serbisë.
“BE-ja është e gatshme për të ndërhyrë, Shtetet e Bashkuara të mbështesin, dhe Rusia ka thënë se do të mbështesë një kompromis. Duhet për të inkurajuar të dyja palët për të vazhduar, por hapi i parë duhet të vijë nga Prishtina”, tha Petritsch. /tesheshi.com/