Sally Buzbee, një gazetare me përvojë për agjencinë amerikane Associated Press, u emërua kryeredaktore e Washington Post dhe kështu u bë gruaja e parë në këtë pozitë në të përditshmen prestigjioze të kryeqytetit federal,.
55-vjeçarja amerikane deri më tani ka qenë kryeredaktore e AP, ku ajo filloi karrierën e saj në 1988. Ajo drejtoi zyrën e AP në Uashington nga 2010 në 2016, duke raportuar mbi zgjedhjet presidenciale 2012 dhe 2016.
Buzbee do të marrë bordin editorial me një mijë punonjës muajin tjetër, shtoi botuesi i gazetës Fred Ryan, e cila është në pronësi të themeluesit të Amazon Jeff Bezos.
Buzbee do të zëvendësojë Martin Baron, i cili u emërua në 2013 dhe njoftoi pensionin e tij të afërt në janar.
Sally Buzbee është gruaja e parë që emërohet kryeredaktore e Washington Post që nga themelimi i saj në 1877.
Midis paraardhësve të saj ishte Ben Bradlee i cili u bë i famshëm për çështjen Watergate dhe Pentagon Papers.
“Post është një trashëgimi e pasur gazetareske dhe një staf i shkëlqyeshëm editorial,” i tha Buzbee gazetës. “Eshtë emocionuese të jesh pjesë e saj në këtë kohë të rritjes dhe inovacionit.”
Falë fuqisë financiare të Jeff Bezos, e përditshmja tha se ka në plan të hapë zyra në 26 vende jashtë Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Sidnei dhe Bogota. Bezos gjithashtu mori pjesë në zgjedhjen e Sally Buzbee, tha Ryan. /tesheshi.com/