Kryeministri serb, Aleksandër Vuçic, është takuar sot ë Tiranë në ambjentet e ambasadës serbe edhe me përfaqësuesit e kinoritetit serb në Shqipëri.
Siç bën të ditur “Presheva Jonë”, Vuçiç e përmbylli axhendën me nje takim me përfaqësues të Shoqatës së serbëve në Shqipëri.
Vuçiç me përfaqësuesit e kësaj shoqate ka biseduar në lidhje me nevojën për të ruajtur identitetin, si dhe projektet mbështetëse për zhvillimin e identitetit fetar dhe kulturor të popullit serb në Shipëri. Dhjetëra serbë kishin daluë në rrugë dhe në hyrje të lokaleve të shoqatës të cilët në duar mbanin fotgrafinë e kryemnistrit serb, flamuj serbë dhe me tri gishta lartë për ta pritur Vuçiçin.
Kryeministri Vuçiç në Tiranë ka ftuar serbët e Shqipërisë të paisen me pasaporta të shtetit serb. Sikur ta kerkonte një gjë të tillë kryeminstri shqiptar Edi Rama nga shqiptarët entik në Preshevë, sigurisht mediat serbe do të kishin shpërthyer “provokacija”, ka shkruar “Presheva jonë”
Vuçiç tha se nevoja për të lidhur më mirë përfaqësuesit e komunitetit serb me një trup, si dhe lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë serbe. Ai premtoi mbështetjen e qeverisë serbe për të përmirësuar gjendjen sociale të pjesëtarëve të minoritetit.