Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet në ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Sipas protokollit Rama dhe Vuçic përkulen para flamurit shqiptar, të cilën e mban një pjestar i Gardës së Republikës. Në Pallatin e Brigadave ndodhet një ekip i sigurisë serbe. Në këto moment sapo ka filluar takimi kokë më kokë mes kryeministrat dhe pas saj zhvillohen bisedimeve ndërmjet delegacioneve. Në orën 13.00, Rama dhe Vuçiç do të dalin në konferencë shtypi.
Vuçic mbërriti në Rinas në orën 11.00 ku u prit nga zv.kryeministri Niko Peleshi. Kjo është vizita e parë e një Kryeministri të Serbisë prej 70 vitesh.
Vuçiç do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe rreth orës 16.00 do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, e më pas me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Në agjendë është paraparë edhe një darkë zyrtare mes dy delegacioneve.
Të enjten, kryeministri Vuçiç do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës.
Jozyrtarisht, bëhet e ditur se kryeministri serb do të shoqërohet në këtë vizitë nga disa anëtarë të kabinetit të tij që kanë lidhje me ekonominë dhe disa gazetarë të mediave publike.
/tesheshi.com/