Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka postuar një mesazh në profilin e tij në Instagram, pak pasi SHBA shpallli sanksione për kreun e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, njeriun që i ka “krahët e ngrohta” në Beograd.
“Vendime të rëndësishme dhe të vështira për vendin dhe popullin tonë pasojnë. Para kësaj, e shfrytëzoja kohën time të lirë për të luajtur me miqtë e veçantë, Sharqi dhe Zad, qentë e mrekullueshëm që mora në Bahrein nga Sheikh Nasser. Ne do të kemi nevojë për besnikëri, unitet dhe vëllazëri më shumë se kurrë”, ka shkruar Vuçiç.
Nuk dihet se çfarë ka dashur konkretisht Vuçiç, por dihet se “vendimi më i vështirë” për të, artikuluar literalisht kështu, ka qenë ai mbi Kosovën. /tesheshi.com/