Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë zemër pas firmosjes së Asocacionit të komunave dhe do të penetrojë në një vizitë së shpejti nga veriu edhe në zemër të Kosovës.
Graçanica do të jetë destinacioni i vizitës së kreut të qeverisë serbe në Kosovë, i cili po planifikon me detaje protokollin e vizitës.
Në një intervistë për “press online”, Vuçic tha se Asocacioni i komunave ka qenë plani strategjik i Beogradit dhe e gjithë puna e ekipit negociator është planifikuar në mënyrë të tillë që në fund të dilnim ne këtë përfundim. Ai shprehu kënaqësinë se serbët do të kenë kornizë të fuqishme institucionale në të cilin ata do të mund të jetojnë më mirë dhe më të pavarur se deri më tani.
Sipas tij, pa pajtim nuk ka zhvillim ekonomik, pa zhvillim ekonomik nuk ka as jetë më të mirë. Vuçiç tha se për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, më të shumti gëzohet për serbët e Kosovës pasi, sipas tij, “vetëm ata e dinë se çfarë kanë hequr këto 15 vjet”.
Ai ka sqaruar se qëllimi i Beogradit nuk ka qenë që të mundte dikë në këto bisedime, por që të gjente zgjidhje të mira dhe të qëndrueshme, të cilat, siç tha ai, do të mundësonin bashkëjetesë të qetë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, zgjidhje nga të cilat askush nuk do të ndihej i mundur e as i mashtruar.
“Do të shkoj që t’ju jap zemër popullit tonë atje që me dëshirë dhe optimizëm më të madh të vazhdojnë Kosovën, që të shfrytëzojnë të gjitha përfitimet që u jep marrëveshja e Brukselit, që t’ju them se edhe në të ardhmen në këtë drejtim do të kenë ndihmë të madhe nga shteti i tyre si dhe t’ju bëj thirrje shqiptarëve dhe serbëve që sa më shpejt dhe sa më guximshëm të ecin drejt procesit të pajtimit”, theksoi Vuçiç. /tesheshi.com/