Ministria e Brendshme egjiptiane njoftoi në orët e para të së martës për vrasjen e një udhëheqësi të Vëllazërisë Muslimane. Bashkë me të, gjatë shkëmbimit të zjarrit është vrarë dhe një anëtar tjetër i Vëllazërisë.
Sipas kësaj ministrie, forcat egjiptiane të sigurisë kanë bastisur një apartament në një lagje të Kajros pasi është mësuar se përdorej si seli nga drejtuesie e lëvizjes.
Të vrarë kanë mbetur Muhammed Kemal, një prej anëtarëve të udhëheqjes së Vëllazërisë Muslimane, dhe Jaser Shehata, një tjetër anëtar i saj.
Një nga drejtuesit më të spikatur të Vëllazërisë Muslimane, 61-vjeçari Muhammed Kemal ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë. Vëllazëria Muslimane lajmëroi se ai u zhduk pasditen e së hënës, por pa dhënë më shumë hollësi.
Që prej largimit me forcë të Muhammed Mursit tre vite më parë nga presidenca, në Egjipt ka një fushatë të vazhdueshme shtypjeje ndaj pasuesve të tij. /tesheshi.com/